Albin Kurti sot vrapoi drejt ishullit të Kretës, atje ku qirje Papandreu në fondacionin e tij do i jepte leksion të gjithë kryetarëve të shoqatavei majtiste, duke u surprizuar atë, që kurrë nuk i kishte shkuar në mend, se krah Remzi Lanit të Sorosit, do kishte dhe një shqipfolës kryeministër.
Kjo Papandreut do i jetë dukur si ëndërr dhe sigurisht ka patur dhe shumë dyzime në mendjen e tij: Albini respekton Greqinë më shumë se Shqiperinë, apo Procesi i Berlinit i duket si gallat Albinit dhe kosovarët janë më shumë të interesuar se nga erdhi Covid -19 dhe lufta në Ukrainë se sa nga do shkoi vendi i tyre.
Papandreu si politikan i vjetër dhe disa herë kryetar shteti, natyrisht ka menduar se ka të bëjë me një të marrë.
Fatkeqësisht sovranistit që e ka humbur sovranin që i ka lënë në dorë portofolin e kryeministrit si dhuratë nga emigracioni, që e do atdheun pa i’a ditur “hallet” dhe drejtimi qe do merrte, e ka humbur rrugën në oborrin e shtëpisë së tij, po i shton marrëzirat.
Taktika prej deliranti autokton se do të mund të shmnangte me “strategji” barrën e mospjesëmarrjes në mbledhjes për Procesin e Berlinit në Tiranë, ishte sa komike edhe tragjike.
Ushtarin e tij Bislimi e zbritën nga gomari pa hipur akoma, duke e njoftuar se ky takim nuk është për ty o Bislim, për njerëz të nivelit të dytë, ndaj prit në zyrën e tij, shokun Albin.
Sigurisht varavingot në Greqi, Albini i maskon me tentativat e tij, gjoja për njohje por…
Patrioti Albin, ka zgjedhur njerëzit e gabuar për të kërkuar ndihmë dhe për të shpalosur nacionalizmin e tij dhe ortodoksi Papandreu, mik i ortodoksisë serbe, kurrë nuk do e ndihmonte Kurtin për çështje që cënojnë kombin dhe ksenofobin e shfrenuar grek dhe ky do ishte i vetmi mësim, që mund të merrte në Greqi Kurti… asgjë para atdheut.
Fshehja dhe mburoja me pancirin e nacionalizmit, është mbrojtje e rrezikshme dhe po e zhyt Kosovën në llumin e së shkuarës. Moskthimi pas dhe karshilliku ndaj SHBA, BE dhe fqinjëve, është një sëmundje e trashëguar në gjenez….dhe Albini e ka gjenezën pak të dyshimtë.
Asnjë kapsoll nuk ka hedhur për çlirimin e Kosovës, por me flamurin e patriotizmit të rremë, arriti atë që shumë djem të Kosovës e arritën me gjak dhe sakrifica sublime, majat e pushtetit.
Duvaku i nuses së paprovuar, Albin Kurtit tashmë i është hequr. Madje Albini, sot është gruaja që i ka vdekur burri dhe i përgjërohet të ardhurve për ngushllim: E bëtë se e bëtë, bëjeni deri në fund, varroseni se nuk kam kohë, do shkoj në dasëm.
Lusim zotin, që mos të ngeli me barrë mbi gjithë këta hunj, që po hypën e zbretë, që Kosovës të mos mbetet në derë kopili i tij. /Ekskluzive.al