Edhe ndeshja e ekipit kombëtar nuk i bëri dot bashkë Albin Kurtin dhe Edi Ramën. Kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë kanë ndjekur nga afër ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, në stadiumin “Air Albania”, në zonën VIP, por në tribuna të ndara.
Sipas pamjeve Rama shoqërohet ndër të tjera nga bashkëshortja, djali i vogël, Armand Duka dhe Taulant Balla,
Ndërkohë që Kurti shihet së bashku me djalin e Adem Jasharit, si dhe në krah të zv.kryeministres dhe ministres të Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Në tribunën VIP ishte edhe presidenti i Republikës, Bajram Begaj.