Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për emisionin RTK PRIME, është pyetur edhe për arsyet e mosvizitës së tij në Hagë, tek ish-krerët e UÇK-së, Thaçi, Veseli, Selimi etj.
Kurti ka dhënë një arsye qesharake për mosvizitën e tij në Hagë.
“Unë e kam menduar vizitën në Hagë dhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkoj është fakti që duhej plotësuar shumë dokumente formularë, ku t’i nënshkruan në Gjykatën Speciale”, ka deklaruar Kurti.