osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Albin Kurti rrezikon skenarin “Gruevski”, ja si mund t’i rrëshqasë nga duart fitorja, LDK vendos fatin e qeverisë re

Albin Kurti rrezikon skenarin “Gruevski”, ja si mund t’i rrëshqasë nga duart fitorja, LDK vendos fatin e qeverisë re

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur dje rezultatin final në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosja doli forcë e parë, por që Albin Kurti të qeverisë vendin do duhet të punojë fort. Mediat serbe kanë aluduar dje se ai mund të ketë fatin e Nikola Gruevsit, i cili edhe pse i fitoi zgjedhjet në Maqedoni, përfundoi në opozitë.

Gazeta serbe “Vecernje Novosti” përmes një shkrimi në të cilin referon burime diplomatike, aludon se amerikanët po ushtrojnë presion për krijimin e një qeverie mes PDK-së dhe LDK-së, ose thënë ndryshe mes Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, një aleancë kjo që cilësohet si “një ndër tre kombinacionet paszgjedhore për formimin e qeverisë së re”. Por pjesë e procesit zgjedhor ishte edhe partia Lista Serbe, e cila hyri përmes kushteve që zbardhen nga Beogradi, ku përkon me heqjen e taksës mbi mallrat serb, zhbllokimi i formimit të Asosacionit të Komunave Serbe dhe përmirësimi i komunitetit serb në Kosovë. Por këto kushte SHBA ia ka vendosur ultimatum Albin Kurtit, ndonëse ky i fundit ka dalë gjithmonë kundër politikave amerikane. Ndonëse ai ka pranuar se do ta zëvendësojë taksën për mallrat serbe me reciprocitetin, për Asosacionin është diçka e paimagjinueshme që të premtohet apriori. Por në këto kushte, Albin Kurti ndodhet në të njëjta pozita si ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski. Ky i fundit ndonëse doli fitues në zgjedhje, u refuzua në bllok nga partitë e tjera, duke bërë që të përfundonte në opozitë.

Koalicionet

Por nëse Albin Kurti do të ketë fatin e Nikola Gruevskit, kjo do të varet nga koalicionet e partive të tjera. Lëvizja Vetëvendosja doli forca e parë nga zgjedhjet e 6 tetorit, duke u ndjekur më pas me një diferencë të vogël nga Lëvizja Demokratike e Kosovës, e cila drejtohet nga Vjosa Osmani. Para zgjedhjeve nuk u arrit asnjë koalicion i mundshëm mes palëve politike, por pas përfundimit të numërimit të votave, Albin Kurti kërkoi një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ti shpëtuar skenarit “Gruevski”. Edhe pse një koalicion pritet të ndodhë, asgjë nuk është e sigurt pasi LDK mund të bashkëpunojë edhe me PDK-në apo edhe me AAK-në e Ramush Haradinajt. Në rastin që Kurti dështon të bëjë koalicion qeverisës, presidenti Hashim Thaçi mund të mandatojë partinë e dytë, pra Lidhja Demokratike e Kosovës për të krijuar qeverinë, duke nxjerrë jashtë lojë Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

Rezultati i zgjedhjeve

Ditën e djeshme përfundoi edhe procesi i numërimit të votave. Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 202.968, vota apo 25,48 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 197.702 vota, apo 24,82 për qind, Partia Demokratike e Kosovës ka 169.211, apo 21.24 për qind. Koalicioni AAK-PSD ka marrë 92.149 vota apo 11,57 për qind; Lista Serbe ka marrë 6.61 për qind ose 52.620 vota. Koalicioni Nisma-AKR-PD mbetet nën pragun zgjedhor, pasi ka marrë 39.495 vota apo 4.96 për qind. Rezultatet nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja të veçanta, të cilat pritet të numërohen gjatë ditëve të ardhshme. Nga numërimi i 100 për qind të votave, 40.732 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Elisjeda Kiko