Prej pesë vitesh Çiljeta Xhilaga dhe portieri i Partizanit, Alban Hoxha po jetojnë një histori dashurie.
Mirëpo, si duket sezoni i ardhëm ka turbulluar paksa jetën e çiftit pasi Hoxha me shumë mundësi do të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite.
Sipas “Gazetës Panorama” oferta për 33-vjeçarin, ka ardhur disa javë më parë dhe negociatat kanë vazhduar gjatë ditëve të fundit, por portieri është përpjekur të mbajë gjithçka të fshehtë me qëllim që të mos trazojë ujërat në kampin e kuq, por edhe në botën e shoëbiz-it, ku pyetjet që ngrihen janë nëse do ta marrë me vete dhe partneren e tij, Çiljetën.
Ndërkohë burime të sigurta pranë çiftit kanë treguar ai fillimisht mund të shkojë i vetëm atje, ndërsa më pas mund t’i bashkohet dhe Çiljeta.
Ende nuk dihet nëse çifti do i marrin me vete dy djemtë apo jo.