Komisioni i Shëndetësisë është shoqëruar ditën e sotme me debate të shumta. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi debatoi me anëtarin e Partisë Socialiste, Ilir Metajn, aty ku u përmend dhe fjala kërcënim.
Ishte Vokshi ajo e cila iu drejtua Metajt duke i thënë se nuk merrej dot më te. Kjo deklaratë solli dhe përplasje mes tyre e duke bërë që Metaj ti drejtohej duke i thënë se nuk duhet të ketë frikë pasi nuk po e kërcënon njeri.
Vokshi: Ti nuk merresh dot me mua o djalë.
Metaj: Cfarë është kjo mënyrë e folur?
Vokshi: Lini kërcënimet…
Metaj: Kërcënim? Mos kini frikë, nuk iu kërcënon njeri..
Vokshi: Zonjës Duma ia kalova fjalës, se keni dalë kundër aspektit.
Metaj: Jeni humbësa..
Vokshi: Nuk e drejtoni ju mbledhjen e drejtoj unë. Zoti Metaj nuk kemi kohë që të merremi me ju, po kush jeni ju, fokusohuni nëse keni për të bërë pyetje, ju lutem shumë.
Ku ka arritur parlamenti, tribuna e popullit. Nje hajdute si Albana Vokshi e PD drejton grupin parlamentar. Ja cfare shkruante nje specialist nafte per mashtrimet e kompanis Stream oil and Gas qe ka drejtuar Arian Tartari, bashkejetuesi i saj:
Me ardhjen në pushtet të Berishës, në 2005, qeveria e tij i fali kompanisë Bankers Petroleum gjithë vendburimin Patos-Marinës dhe sipërfaqet më të mira naftëmbajtëse në atë të Kuçovës, por ndërkohë dha me konҫesion vendburimet tjera Ballsh-Hekal, Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Delvinë, kompanisë Stream Oil and Gas, me pronar Arian Tartari (partneri i deputetes Albana Vokshi) dhe Sotirios Kapotas, duke i futur kështu gjithë vendburimet ekzistuese të naftës në kthetrat mafioze të hajdutërisë konçesionare.
Kompania Stream Oil and Gas, pasi shfrytëzoi barbarisht për rreth 10 vjet vendburimet Cakran-Mollaj, Ballësh-Hekal, Gorisht-Kocul dhe Delvine, pa bërë asnjë investim dhe pa paguar detyrime kontraktorëve, Albpetrolit dhe shtetit, por vetëm vodhi naftë, gaz, la pas ca borxhe dhe u largua duke i shitur ato, sikur ishin pronë e saj, tek kompania amerikane Transatlantik Petroleum, Ltd. . . . . . . . . .
Ka zëra se çifti Arian Tartari-Sotirios Kapotas, pasi dështuan me kompaninë Stream Oil and Gas kanë regjistruar kompani me emër tjetër dhe qeveria i ka dhënë prapë me konҫesion vendburim naftë.
Ligjërisht kompanitë e falimentuara dhe që kanë borxhe me shtetin apo kontraktorët duhen çuar para drejtësisë dhe jo të futen përsëri në këtë biznes.