Moderatorja Albana Osmani ka rrëfyer për herë të parë një episod të dhimbshëm nga jeta e saj. Ajo ka treguar për revistën “Who” se fëmija i parë i familjes e ka pasur emrin Albana, por fatkeqësisht nuk jetoi më shumë se 3 muaj.
Pra Albana ka emrin e motrës së ndjerë dhe bashkë me emrin, i duket se po jeton edhe jetën e saj:
“Fëmija e parë i familjes sime quhej Albana gjithashtu. Ajo nuk jetoi më shumë se 3 muaj, iku në qiell. Gjithmonë kam ndjerë dhe besuar se shtuar jetës sime kam dhe jetën e saj”.
Moderatorja rrëfen për revistën “Who” se edhe lindja e saj ka qenë e vështirë, madje ka pasur një moment që mjekët kanë kujtuar se ajo ishte pa ndjenja kur lindi:
“Unë kam lindur duke qeshur dhe jo duke qarë. Mbase ngaqë mjeket menduan se isha pa ndjenja kur erdha në jetë, pasi qe lindje e vështirë. Më pas nuk po përmendesha, deri sa belbëzova një buzëqeshje. Deri në atë moment mjekët menduan se nuk isha gjallë. Ende edhe sot qesh me doktorët!”
Më poshtë keni disa detaje të tjera nga jeta e Albanës që nuk i dinim më parë:
1.Shkruaj dhe pikturoj me të dyja duart njësoj.
2.Kam pjesën e stomakut-barkun me six pack pa bërë kurrë muskuj barku.
3.Kam që në moshën 13-vjeçare që jetoj pa familjen, por ata janë gjithçka kam të shtrenjtë.
4.Kam shumë shkrime që nuk i kam botuar kurrë, kryesisht filozofi dhe studime mbi shoqërinë të përkthyera në novela dhe përshkrime.
5.Çdo gjë të madhe që më ndodh ta krijoj më pas në art apo çdo gjë në krijimtari e shoh në ëndërr. Dhe pse nuk jam fare supersticioze.
6.Jam e obsesionuar pas artikulimit të saktë, të qartë të çdo gërme. Nëse dikush nuk artikulon mirë përpiqem ta korrigjoj aq sa bëhem e bezdisshme. Nëse nuk korrigjohet dua ta takoj atë person vetëm nëpër festa të fundvitit (buzëqesh).
7.Familja donte që të bëhesha mjeke pasi isha një fëmijë që mësova të shkruaj dhe të lexoj që në moshën 5-vjeçare. Ndërkohë në moshën 12-vjeçare më bëri reaksion penicilina dhe unë vazhdova studimet për arte, siç doja më shumë. Penicilina më shpëtoi nga ëndrra prindërore.
8.Kur vërtet më pëlqen një djalë jam shumë e ndrojtur. Ky emocion deri më sot më ka kapluar vetëm një herë para “100 vitesh”, siç duket jam një e pacipë në kërkim të atij që do më lërë pa fjalë përsëri. Pra, në të vërtet jam e ndrojtur kur më pëlqen një djalë. Iki me vrap (qesh).
9.I dua shumë kafshët. Nganjëherë dua t’i puth të gjithë ‘qenushat’ që shoh rrugëve të vetëm. Më duket sikur me thonë ‘hej çkemi dukesh bukur çdo ditë’ dhe kur unë nuk ndjehem dhe aq mirë. E thënë shkurt i dua. Vetëm se dua të jenë të vaksinuar para se t’i puth (buzëqesh). 10.E dua ushqimin dhe ushqehem sa për dy vetë në një vakt.
11.Ka shumë raste që ndaloj në rrugë, diku ku nuk më sheh njeri dhe studioj çdo gjë për minuta të tëra. Një gur, një zonjë, një çift, nje zotëri të moshuar me një bluzë të kuqe, një xhaketë të kombinuar keq në trupin e një vajze. Kjo më shijon. E bëj shpesh.
12.Kam qëndruar 3 muaj pa dalë nga shtëpia duke pikturuar ditë-natë, aq sa nuk e dija në çfarë viti isha. Një botë terapie më vete, ndaj dukem kaq e re (qesh).
13.Në një pjesë të kohës jetoj në botën që kam parë përherë me “sytë e lumturisë”, shpesh hyj në shtëpinë time 100 m2 dhe ndjej sikur një fllad i lehtë më përkëdhel nga dritaret e një kështjelle, e cila është e gjitha në botën time. Pra, në botën time jetoj në një kështjellë.
14.Kam frikë lartësitë, aq sa edhe nëse shikoj dikë në kushte të tilla, qoftë dhe në një video më duket sikur më merren mendtë.
15.Mund të vrapoj me taka. Pra vërtet të vrapoj. Nuk e kam problem këtë gjë.
16.Fëmija e parë i familjes sime quhej Albana gjithashtu. Ajo nuk jetoi më shumë se 3 muaj, iku në qiell. Gjithmonë kam ndjerë dhe besuar se shtuar jetës sime kam dhe jetën e saj.
17.Kam 8 tatuazhe – 6 janë sekret.
18.Besoj se lumturia është të japësh pa pritur asgjë në kthim. Mbase dashuri pa kushte.
19.Ëndërroj që në citylight-et në gjithë kryeqyetet e botës të shoh logon e Fondacionit ‘You are a Sunfloëer’. E gjitha bota në mbështetjen e fëmijëve së pari nisur nga ata shqiptarë. Në fakt një ditë kjo do ndodhë ose une jam e “çmendur”.
20.Fle përherë e veshur, pra me pizhama.
21.Unë kam lindur duke qeshur dhe jo duke qarë. Mbase ngaqë mjeket menduan se isha pa ndjenja kur erdha në jetë, pasi qe lindje e vështirë. Më pas nuk po përmendesha, deri sa belbëzova një buzëqeshje. Deri në atë moment mjekët menduan se nuk isha gjallë. Ende edhe sot qesh me doktorët!
22.Pi gjithmonë dy kafe express njëra pas tjetrës, nuk e marr kurrë një dopio. Këtë s’e kuptoj as vetë përse e bëj.
23.Nuk pi alkool. Jam intolerante ndaj alkoolit. Nëse më shikoni duke pirë një gotë, dijeni që po i bëj qejfin dikujt kot.
24.Kam lindur me një nishan në anën e majtë poshtë brinjëve në formën e një luledielli. Kur isha e vogël i vizatoja bishtin dhe në plazh u thoja njerëzve ‘do një lule’… Siç duket u rrita për të bërë diçka të vogël në lidhje me lulen në jetë.
25.Kam bërë një herë audicion për të drejtuar lajmet dhe më thanë që je më e bukur se ç’duhet për një edicion informativ.