Albana Vokshi ka reaguar pas denoncimit të publikuar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ku shfaqeshin disa persona që duket se paguanin personin që hodhi bojë mbi Ministrinë e Brendshme.
Vokshi mohoi pagesën duke sulmuar deputetin socialist.
Ndër të tjera ajo shkruan:
“Nuk hoqën dorë nga metodat e Sigurimit të Shtetit dhe KGB, duke sajuar e shpifur për të baltosur njerëzit e lirë.
Taulant, e di që mendjen e ke vetëm tek paratë. E di që shitesh dhe blihesh lirë tek padroni i radhës.
Meqë të ka blerë krimi i organizuar prej kohësh, po të kujtoj që qytetarët e lirë as nuk blihen dhe as nuk mund të shantazhohen.
Keqardhje për nivelin ku është katandisur Partia Socialiste “, shkruan Veliaj.