osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Alban Xhillari me të birin përlanë Plazhin e Gjeneralit dhe prona në Jug! Mashtruan Ramën apo…? Kur SPAK do godasë mafien e pronave?

Alban Xhillari me të birin përlanë Plazhin e Gjeneralit dhe prona në Jug! Mashtruan Ramën apo…? Kur SPAK do godasë mafien e pronave?

Mijëra metra katrorë truall në zonën bregdetare të Kavajës, kryesisht në afërsi të “Plazhit të Gjeneralit”, i ka kaluar me “Vendime Strategjike” oligarkëve të ndërtimit.

Me vendime të dyshimta, qindra mijëra metra katrorë tokë shtet, i kanë përfituar dy biznesmenë të fuqishëm, nga ata që kanë “gllabëruar” prona publike.

Boldnews ka hulumtuar vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike për dy emra oligarkësh të ndërtimeve, biznesmenit Shpëtim Shijaku dhe familjes Xhillari, Alban Xhillarit me të birin.

I pari është bërë i “njohur” pasi ka marrë për skrap ARMO-n në Ballsh dhe emri i dytë lidhet me Alban Xhillarin, i njohur për ndërtime në Jug apo në Tiranë.

(Alban Xhillari është një emër i njohur për drejtësinë dhe publikun për bëmat e tij në fusha të ndryshme si: aferat me naftën, ndërtimet pa leje, grabitjet e pronave, plagosje, dënime për kontrabandë nafte, falsifikime, etj. Xhillari ka përlarë me marifete të ndryshme edhe prona të Familjes Mbretërore, ndërsa emri i tij del si zhvatës pronash nga Saranda deri në Vlorë. Shumë afera të Xhillarit me prona në Jug deri më sot nuk janë bërë publike.
Disa prona që i ka grabitur në Jug, i ka lënë si kolateral për kredi bankare. Madje disa prona kanë dalë në ankand nga bankat. Pronarët e tyre realë janë habitur kur kanë parë tokat e tyre në ankand!

Në vitin 2012, Policia e Vlorës arrestoi Alban Xhillari, pasi u përfshi në një sherr me armë me një biznesmen tjetër nga Vlora. Me të cilin kanë ndërtuar një pallat 11 katësh prapa stadiumit të ekipit të futbollit “Flamurtari”. Në maj të vitit 2012, prokuroria kërkoi 2 vite burg për Alban Xhillarin pasi kishte tentuar të tjetërsonte pronësinë dhe të zhvendoste një sipërfaqe të konsiderueshme toke afër “Plazhit të Gjeneralit” në Kavajë. Kujtojmë se në shkurt të vitit 2018, Ardian Xhillari u arrestua në Frankfurt të Gjermanisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për skandalin me naftën virxhin në Shqipëri. Në atë kohë, prokuroria shqiptare zbuloi përfshirjen e tij në hedhjen e 4.4 milionë litra naftë të papërpunuar në treg“.

Në vitin 2018 arrestohet ne Gjermani, ja lajmi:

“Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg, biznesmenin Adrian Xhillarin.

Ai ishte i përfshirë në skandalin e naftës virxhin, ndërsa do t’i duhet të vuajë 10 vite, pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.

Xhillari akuzohet për skandalin me naftën virxhin, e kompanisë kompania Tea Construcion & Petrol e cila hidhej në treg e papërpunuar dhe sipas Prokurorisë i është shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej miliona eurosh

Adrian Xhillari, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, por u arrestua në Frankfurt të Gjermanisë në fillim të shkurtit.

Policia njoftoi se arrestimi i tij u bë me kërkesë të Interpol Tiranës dhe u krye në bashkëpunim me homologët e tyre gjermane, ndërsa pritet të eskstradohet në Shqipëri ku edhe do të kryejë dënimin” që në fakt falë drejtësisë së korruptuar nuk e kreu asnjëherë

Por, çfarë i lidh Shpëtim Shijakun me Alban Xhillarin, këta dy biznesmenë të fuqishëm me njollë të zezë?!

Të dy ia kanë vënë syrin “Plazhit të Gjeneralit”, në zonën e Kavajës, ku Xhillari i ka shtrirë tentakulat vite më parë, pasi një firmë, ku djali i tij është aksioner, ka fituar një koncesion për një port. Por, megjithëse janë shkelur të gjitha afatet, porti ende është në fazën e ndërtimeve, madje në afërsi të një monumenti natyrore, Kalasë së Turrës.

Faksimile: Komiteti i Investimeve Strategjike për firmën “Finsec”, që i jep 162 ha tokë shtet
Kohë më parë, Komiteti i Investimeve Strategjike ka marrë një vendim për t’i reduktuar gjurmën e investimeve një firme.

Bëhet fjalë për firmën “Finsec”, ku ky komitet shkruan se “pas konsultimeve me të gjitha institucionet e përfshira në vlerësim, si dhe për të evituar mbivendosjet, subjekti, gjatë procesit të vlerësimit të projektit, hoqi dorë zyrtarisht nga gjurma ku paralelisht aplikonte subjekti Mediterrancan Wave, ku subjekti reduktoi gjurmën e projektit potencial të investimit në 162.96 ha tokë shtet”.

Pra, një firmë “Finsec Development”, e cila në fillim aplikoi për status strategjik me një projekt të integruar në sektorin turizëm, për një gjurmë zhvillimi prej 412 ha pronë shtet dhe pronë privat u reduktua në 162 ha tokë.

Por, çfarë loje po bëjnë oligarkët dhe mos ndoshta po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin?!

Apo po “luftojnë”, duke i marrë shtetit ç’të mundin?

Kjo firmë, pra “Finsec Development” synon që vlera e investimit të projektit të propozuar të investimit “Marina Hills” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 450,000,000 € euro!!!

Një shifër e frikshme, pasi në këtë mënyrë konkuron Arabët e Portit të Durrësit. Por, nëse do të investonte këtë shumë, përse hoqi dorë nga qindra mijëra metra katrorë?! Natyrisht, pas këtyre vendieve fshihen afera, me qëllim grabitjen e tokës shtetërore.

Faksimile: Aksioner i firmës “Finsec Development” është Greg Xhillari, djali i biznesmenit Alban Xhillari
Sipas dokumentit të mësipërm, administrator I kësaj firme është Artan Kraja, ndërsa ortakët Greg Xhillari, me 30 % të aksioneve. Gregu është djali i biznesmenit Alban Xhillari.

Ai ka 30 % të aksioneve në këtë firmë, ndërsa pjesën tjetër prej 70 % e ka firma Finsec Ltd. Kjo e fundit, vite më parë, ka marrë një koncesion për ndërtimin e një porti pranë asaj zone. Pra, në afërsi të Kalasë së Turrës, e cila është një monument natyrore. Por, pavarësisht se në atë zonë u premtua porti, ai asnjëherë nuk është ndërtuar. Në zonë është bërë një mol i vogël, një provë e gjallë se edhe pas “grabitjes” se pronës shtetërore, zona do të jetë e njëjtë!

Faksimile: Vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike për firmën “Mediterranean Wave”
Më sipër publikuam sesi firma “Finsec” la “rrugës” qindra mijëra metra katrorë tuall shtet dhe ia “fali” firmës “Mediterranean Wave”. Kjo e fundit, pak javë më parë, përfitoi nga Komiteti i Investimeve Strategjike truall shtetëror në fshatin Peqinaj, te Plazhi I Gjeneralit, pasi do të investonte 50.409.836 euro, realizimi i të cilit parashikon të hapë 80 vende të reja pune. Pra, 630 mijë euro investim për të punësuar 1 person!

Një shifër e frikshme. Megjithatë, duke u ndalur te projekti, në dokumente thuhet se sipërfaqja e ndërtimit është 130,350 m² dhe mbi 69,318 m² sipërfaqe ndërtimi të hapura, me një total prej 199,668 m² sipërfaqe ndërtimore. Por, më e rëndësishmja në këtë investim është trualli.

Në këtë dokument shkruhet se “masat kryesore mbështetëse që kërkon subjekti aplikues për realizimin e këtij projekti investimi janë dhënia e së drejtës së përdorimit dhe shfrytëzimit të një sipërfaqeje prej 635,000 m2, “pyll”, në pronësi të shtetit shqiptar”.

Me një të rënë të lapsit, privati mori plot 635,000 m2 tokë buzë detit.

Florjan Almadhi, i sh drejtori i famshëm i Kadastrës, është administrator i firmës “Mediterranean Wave”, e cila është në pronësi të z.Shpëtim Shijaku.

Kjo firmë, siç e shkruam në pjesën e parë, përfitoi një sipërfaqe të përdorimit dhe shfrytëzimit prej 635,000 m2, “pyll”, në pronësi të shtetit shqiptar. Pra, një ish drejtor i Kadastrës, do të administrojë këtë sipërfaqe gjigande. Për më tepër, një firma “konkurente” në garë, “Finsec”, u tërhoq nga qindra hektarë, duke i lënë “rrugë” të lirë Almadhit.

Por, kush është Almadhi, emri i të cilit po lakohet nga dita në ditë për këtë aferë?

Fillimisht, Almadhi del në “skenë” si personi që do të ndërtojë një park fotovoltaik në truallin e ish ARMO-s, e cila shkoi për skrap. Dhe, disa muaj më vonë, ai rezulton administrator i kompanisë “Mediterranean Wave”.

Faksimile: “Mediterranean Wave” përfitoi një sipërfaqe të përdorimit dhe shfrytëzimit prej 635,000 m2, “pyll”, në pronësi të shtetit shqiptar
Almadhi kishte një karrierë në ngjitje në Kadastër. Por, pa prekur “majën”, pasi atë vend nuk e lëshonte Lame. Fillimisht, ka qenë drejtor në Tiranë. Ndryshe nga drejtorët e tjerë, të cilët kanë qenë juristë dhe economist, Almadhi vinte nga fusha e inxhinierëve topograf, i cili e njeh mjaft mirë terrenin.

Madje, njeh çdo skutë ku duhet apo jo të ndërhyjë. Pas Tiranës, Almadhi u komandua në Kadastrën e Durrësit, ku pasoi disa drejtorë të shkarkuar dhe arrestuar me akuzat e tjetërsimit të pronave. Pas kësaj detyre ai u komandua në Kadastrën e Vlorës, një nga drejtoritë më “problematike” në Shqipëri, ku qendroi nga muaji maj 2019 deri në shtator 2019, pra vetëm 5 muaj. Por, gjatë këtyre muajve, ai ka marrë disa vendime, për dhënie pronash në Jalë, ku operon prej vitesh edhe biznesmeni Alban Xhillari. Dhe këtu mund të jetë “njohja” e tyre.

Pas largimit apo shkarkimit nga Kadastra e Vlorës, Almadhi qendroi disa muaj në “hije” teksa filloi të shfaqet pas biznesmenëve më të fuqishëm në vend. Ai u bë administrator i disa firmave të familjes Shijaku, të cilat kanë pasur si qëllim marrjen në shfrytëzim të pronave shtetërore. E filluan nga Sauku dhe përfunduan te Plazhi i Gjeneralit, madje duke u “kacafytur” me oligarkë të tjerë, të cilët po vepronin në atë zonë. Burime nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës i thanë gazetarëve të Boldnews.al se Almadhi dyshohet se ka marrë të gjitha hartat e zonës në Plazhin e Gjeneralit, duke bërë mbivendosje me prona banorësh apo edhe me Zona të Mbrojtura.

Në foto: Kalaja e Turrës në afërsi të Plazhit të Gjeneralit, e cila është monument kulture dhe mbrohet nga shteti
Fotoja më sipër është Kalaja e Turrës në afërsi të Plazhit të Gjeneralit. Kalaja është monument kulture dhe mbrohet nga shteti. Madje, në afërsi të kalasë po operon prej vitesh “Finsec” për një port, i cili duhet të kishte përfunduar vite më parë. Por, zona përreth kalasë po “gllabërohet” nga Shijaku dhe Xhillari, të cilët kanë përdorur pikërisht Almadhin.

Ka dyshime se ish-drejtori i Kadastrës së Durrësit dhe Vlorës ka qenë ndërmjetësi i këtyre biznesmenëve, ku secili të merrte një pjesë të “tortës”. Dhe, nga ana tjetër, me njohuritë që kishte mbi statusin juridik të pronës, apo edhe relievin, Almadhi të kompletonte një nga “grabitjet” më spektakolare të pronave publike. / Boldnews