Deputeti demokrat Bardh Spahia është alarmuar sot pas një batute të kryeministrit Edi Rama nga foltorja e Kuvendit.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Spahia nënvizon se “për herë të parë në historinë e Shqipërisë kryeministri ofendon publikisht popullin të cilin duhej të drejtonte”.
Teksa kryetari i opozitës, Lulzim Basha paralajmëroi Ramën se do përballej me revoltën popullore për taksat tejet te larta, shefi i qeverisë tha:
“Kjo puna e popullit është si puna e atij muhabetit që i thua atij të shkretit ngrihu ngrihu por më kot se ai nuk ngrihet e rri me kokë poshtë”.
Postimi i plotë nga Spahia
Per here te pare ne historine e Shqiperise kryeministri ofendon publikisht popullin te cilin duhej te drejtonte.
Duke ju referuar fjales se kryetarit te opozites i cili tha se do perballej me ngritjen popullore per taksat tejet te larta, kryeministri me i turpshem i historise se Shqiperise tha: “Kjo puna e popullit eshte si puna e atij muhabetit qe i thua atij te shkretit ngrihu ngrihu por me kot se ai nuk ngrihet e rri me koke poshte”.
I turpshem, i pamoralshem dhe qartesisht ofendues ne krahasimin e tij tejet vulgar.