Kryeqyteti shqiptar është alarmuar mbrëmjen e sotme nga një valixhe e dyshimtë e braktisur pranë bustit të Papa Gjon Palit të Dytë tek lulishtja e Piramidës.
Sipas informacioneve të para zyrtare, policia është njoftuar nga Komisariati Dixhital se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë bustit të “Papa Gjon Pali i Dytë”, është gjetur një valixhe e dyshimtë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1, ku kanë formuar perimetrin e sigurisë, si dhe është njoftuar njësia antieksploziv për të kryer veprimet e mëtejshme. Njësia antieksploziv ka kryer shpërthimin e stimuluar, ndërsa valixhja ka rezultuar bosh