osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Akuzohet për pastrim parash, sekuestrohen pronat e biznesmenit në Shkodër! Shoqëria tregtare, 97 automjete e llogari bankare!

Akuzohet për pastrim parash, sekuestrohen pronat e biznesmenit në Shkodër! Shoqëria tregtare, 97 automjete e llogari bankare!

Prokuroria e Shkodrës sekuestruar pasuritë e shtetasit Ago Gjolaj, si dhe personave të lidhur me të, pasi akuzohet për veprën penale të ‘Pastrimi i Produkteve të veprës penale’.

Sipas Prokurorisë, pas hetimeve të kryera ka rezultuar se biznesmeni Gjolaj është marrë me kontrabandimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë, si dhe është evidentuar si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, sipas prokurorisë pasuritë e tij dhe të familjarëve të tij nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike.

Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar një procedim penal ndaj Ago Gjolajt pas referimit nga DVP e Shkodrës, e cila ishte vënë në dijeni nga Interpol Tirana, për veprën penale të ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’.

‘Kjo prokurori, ka regjistruar procedimin penal nr.1042 datë 27 Korrik 2017 për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga shqyrtimi i materialit kallëzues referuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Policinë e Shtetit rezulton se në bazë të informacioneve dhe dokumentacionit të administruar bazuar në ligjin nr.108 datë 31.07.2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar, rezulton se shtetasi Ago Gjolaj, ka dyshime se merret me kontrabandimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë si dhe është evidentuar si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike’, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sonela Gjolaj, bashkëshortja e biznesmenit, më datë 12 prill 2018 ka nënshkruar kontratë për blerjen e një jahti me vlerë 300 mijë euro prej një shtetasi malazez S.J., i përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash.

Pas referimit nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, e cila është vënë në dijeni nga Zyra Kombëtare Interpol Tirana, se autoritetet e Malit të Zi kanë qenë duke hetuar shtetasen shqiptare Sonela Gjolaj, subjekt i lidhur me shtetasin A.Gj, pasi më datë 12.04.2018, ajo ka nënshkruar një kontratë për blerjen e një jahti luksoz me vlerë 300,000 (treqind mijë) euro nga shtetasi malazez S.J, i përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash’, vijon më tej njoftimi.

Pasuritë e sekuestruar të Ago Gjolajt dhe të shtetasve të lidhur me të:
1. Shoqëria tregtare “B.M” SHPK, me Nipt: K68404706Q;
2. Pasuritë e paluajtshme në pronësi të shoqërisë “B.M” SHPK, konkretisht, pasuria nr. 1155/8 ND2+N2, vol.28, fq.58, ZK.2105, Show Room, me sipërfaqe 199 m2; pasuria nr.1345/1, vol.10, fq.176, ZK.2221 indeks harte k-34-63 (95-D), adresa Koplik i sipërm, Rr.1, Malësi e Madhe dhe pasuria nr.37/4, vol.6, fq.69, ZK.1977;
3. 97 automjete në pronësi të shoqërisë “B.M” Shpk;
4. Gjendja aktuale në të gjitha llogaritë bankare (llogari rrjedhëse/depozita) në të gjithë bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë në emër të shtetasit A.Gj, shtetases S.Gj, si dhe të shoqërisë “B.M” SHPK;