Mafia si duket ka shkuar thellë në veprimtarinë e saj, ku rezulton se ka “futur” në dorë edhe futbollistë.
Kanë qenë hetimet e kryera në Itali, që kanë zbuluar se mafia ka bashkëpunuar jo vetëm me drejtues klubesh, por edhe me futbollistë. Bëhet fjalë për ish-futbollistin Juventin Vinçenco Jakuinta.
Gjykata italiane ka dënuar sot ish-futbollistin me dy vite burg për armëmbajtje pa leje si dhe lidhje me elementë mafiozë.
Mediat italiane raportojnë se në disa përgjime të operacionit “Aemilia” thuhet mes tjerash se disa elementë mafiozë ishin gati të ushtronin presione tek trajnerët, që ai të luante rregullisht me skuadrat respektive.
Ndërkohë vendimi nuk është pritur mirë nga ish-futbollisti juventin Jakuinta dhe babai i tij, të cilët gjatë dhënies së vendimit janë ngritur në këmbë, duke mos u pajtuar me gjykatën dhe duke thënë: “Qesharake, ky është një turp i madh”.