Deklaratat e opozitës se shteti nuk ka para që të paguajë rrogat dhe pensionet, Zv/kryeministri Erjon Braçe i ka cilësuar gënjeshtra dhe mashtrime. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se ekonomia shqiptare është në kolaps dhe mbi 600 mijë pensionistë nuk do të kenë mundësi të marrin pensionet, ndërsa Ylli Manjani tha se qeveria nuk ka paguar 100 mln euro te sigurimet shoqërore.
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Braçe thotë se detyrimi është 3.6 milionë euro dhe nuk e ka rrezikuar aspak skemën e pensioneve.
Postimi i Braçes
Super genjeshtra:
Shteti si paguan 100 milion euro sigurimeve shoqerore,
Shteti ra!
E degjova tre dite me pare dhe
kam heshtur.
Besoja se autoret e genjeshtres do permbaheshin, do vetekorrigjoheshin.
Por dje,
genjeshtra u be edhe me konkrete duke shkuar deri ne raste te rreme te “pensionisteve te pa paguar”,
Paguar deri ne qindarken e fundit, natyrisht!
Ndaj, vendosa te sjelle fakte lehtesisht te verifikueshme,
kunder genjeshtres.
Genjeshtra:
Shteti i ka borxh institutit te sigurimeve shoqerore 100 milion euro!
E verteta;
Fakt:
1. Institucionet buxhetore,
deri ne daten 25. 10. 2019,
i kane 164. 377. 595 leke detyrime Institutit te Sigurimeve Shoqerore!
Pra,
Detyrimi i institucioneve buxhetore (shteterore) eshte:
1. 336. 403 euro.
Kurre nuk eshte 100 milion euro!
Bashke me gjoba dhe interesa ky detyrim arrin ne 445. 570. 492 leke,
3. 622. 524 EURO!
2. Institucionet jo buxhetore,
deri ne daten 25. 10. 2019,
i kane 284. 862. 360 leke detyrime Institutit te Sigurimeve Shoqerore.
Pra detyrimi i institucioneve
Jobuxhetore (publike) eshte:
2. 315. 954 EURO.
Bashke me gjoba dhe interesa ky
detyrim arrin ne 386. 323. 571 leke,
3. 140. 842 EURO.
Pra,
Detyrimi i institucioneve publike-identifikuar si “shteti”, eshte: 3. 652. 357 euro.
Bashke me gjoba e interesa detyrimi eshte:
6. 763. 366 EURO.
Jane 100 milion euro?
Kurre! shihini numrat!
Jane pak?
Asfare! Cdo qindarke detyrim ligjor duhet arketuar dhe “shteti” duhet te jete shembulli!
Tani,
a e ka rrezikuar detyrimi prej 3.6 milion euro skemen e pensioneve?
Asfare!
Skema e pensioneve,
eshte e shendetshme,
dukshem e permiresuar ne cdo tregues, perfshire aftesine paguese;
Paguan cdo qindarke te pensioneve per cilindo pensionist dhe ne kohe!
Te ardhurat ne skeme jane rritur me 21.9 miliarde leke ose 42.7% ne krahasim me vitin 2013-te!
Perfitimet e pensionisteve jane rritur me 29.7 miliarde leke ne krahasim me vitin 2013-te.
Numri i kontribuesve ne skeme eshte rritur me 228 mije ne krahasim me vitin 2013-te.
Koeficenti i varesise (kontribues/pensioniste pleqerie) eshte permiresuar nga 1.25 ne 1.53,
duke siguruar nje mbulim me te mire.
Deficiti i skemes se pensioneve eshte ulur me 0.35 pike ndaj GDP.