Ditën e sotme, lideri i opozitës hodhi në rrjetet sociale një video, në të cilën sulmonte qeverinë për procedurat e ndjekura për tenderat.
Midis akuzave të Bashës figuron edhe ajo që 1 në 3 tendera zhvillohen pa garë, duke përdorur procedurën ligjore të negocimit pa shpallje.
Megjithatë, një pretendim i tillë devijon 6-fish nga shifrat zyrtare, të cilat edhe kreu i PD i ka pasur në zotërim.
Gjatë vitit aktual, deri më tani janë zhvilluar në total 5 820 tendera, nga të cilët, vetëm në 461 raste është ndjekur procedura e negocimit pa shpallje.
Pra në total, kjo metodë përdoret në 7% të rasteve, që përbën një shifër gjashtë herë më të ulët nga ajo që pretendohet prej Bashës.
Historiku lehtësisht i verifikueshëm i kontratave publike tregon se raporti i kritikuar prej liderit të opozitës, është në fakt raporti që ka qenë në fuqi në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike.
Në vitin 2013, sa për të dhënë një shembull, nga totali i 4 152 tenderave, 1 715 ishin pa shpallje. Ekzaktësisht një raport prej 1 në 3. Ky ishte një raport i ngjashëm gjatë të gjithë periudhës 2009-13.
Pas ndërrimit të pushtetit, për disa vite me radhë ky raport pati disa luhatje të ulta, por rënia më e ndjeshme ka ndodhur pas vitit 2017, efekt i vendosjës nën kontroll të të gjithë institucioneve qëndrore nga një forcë e vetme politike.
Raporti aktual prej 1 në 15 të rasteve vjen kryesisht si rezultat i vendojes së kritereve për kalimin në garë të shumë procedurave për të cilat më parë kjo nuk ishte e domosdoshme.
Si rezultat, fondi limit i vendosur në dispozicion për negocim pa shpallje është 3 miliardë lekë (30 milionë USD), dy herë më pak se fondi i 2013-s.