Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës për përmbytjet në vend si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
“MIRËMËNGJES dhe me keto sekonda kujtesëfreskuese nga zemra e Fierit (për të gjithë ata të cilëve problematika e derisotme me reshjet intensive nga veriu në jug, u duket si përmbytjet e qametshme të së shkuarës, kur Shqipëria s’kishte një kanal të pastruar nga plehrat dhe mijëra shtëpi zhyteshin në ujë, mijëra krerë bagëti ngordhnin e mijëra familje bllokoheshin brenda apo kalonin netë me radhë nëpër palestra shkollash –
Cka do kishte ndodhur edhe këto ditë nëse kilometra të pafundme kanalesh kulluese s’do ishin pastruar vit pas viti dhe s’do ishin rindërtuar a riparuar argjinaturat?! Ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama teksa publikon pamjet.