osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Akuzat për pastrim parash/ Ylvi Beqja dëshmon kundër Shullazit

Akuzat për pastrim parash/ Ylvi Beqja dëshmon kundër Shullazit

Biznesmeni Ylvi Beqja është rikthyer në prokurorinë e Tiranës, këtë herë për të dëshmuar në kuadër të një hetimi të ri ndaj Emiljano Shullazit.
Foto Ylvi Beqaj Ne Prokurori

Me ndryshimet e reja ligjore janë Prokuroritë e rretheve që kryejnë hetime për pastrim parash për personat e përfshirë në krim të organizuar.

Dosja më e bujshme që ka në dorë është ndaj Emiljano Shullazit dhe personi i parë i paraqitur për të dhënë dëshmi është biznesmeni Ylvi Beqja, i cili mban statusin e të penduarit, për këtë arsye Beqja shoqërohej në Prokurori me forca speciale.

Gjithcka lidhet me cështjen e ish-hotel Vollgës, në Durrës, pronë e cila po mbahet nën sekuestro paraprake, pasi ka dyshime të forta se është regjistruar në hipotekën e Durrësit në kundërshtim me ligjin.

Referuar dokumentacionit i dyshuari Shullazi zotëron 30 për qind të kësaj prone, e cila shërbeu si shkak që biznesmeni Ylvi Beqja t’i paguajë nën kërcënim grupit kriminal në formën e gjobës shumën prej 500 mijë eurosh.

Krahas personazhit të shumëpërfolur, nën hetim për pastrim parash është edhe biznesmeni Ylvi Beqja, dëshmia e të cilit ishte prova vendimtare për dënimin e Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë.

Për vite me radhë për pronësinë e hotel Vollgës u zhvilluan disa procese gjyqësore, mes kompanisë Saudi Brothers dhe shtetasit Zamir Hasa.

Në finale, prona, vlera e të cilës shkon mijëra euro, u regjistrua në hipotekën e Durrësit ne emër të kompanisë Saudi Brothers.

Ylvi Beqja pati deklaruar se e kontaktoi Shullazin për t’i dhënë ndihmë për regjistrimin e kësaj prone dhe në këmbim do ti jepte 20 për qind të saj.

Por kur tentoi t’ia shiste një personi tjetër, EMiljano Shullazi bashkë me miqtë e tij, kërkuan 30 përqind të sipërfaqes dhe një gjobë në vlerën e gjysmë milioni euro.