Këshilli i Lartë i Prokurorisë i mbledhur gjatë ditës së sotme ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit Tom Dedaj, i akuzuar për korrupsion.
Tom Dedaj është dënuar në Gjykatën e Shkallës së parë për akuzën e veprave penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorit ose funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
Hetimet në lidhje me çështjen, kanë nisur pas publikimit të një video investigative.
Në këtë video, supozohet se i pandehuri Fation Zeqja për të marrë kamionin e tij të sekuestruar me dru, tentoi t’i jepte 200 mijë lekë prokurorit.