osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Akuzat ndaj Dakos “flluskë sapuni”? Avokati: Vepra për të cilën akuzohet është parashkruar

Akuzat ndaj Dakos “flluskë sapuni”? Avokati: Vepra për të cilën akuzohet është parashkruar

Arrestimi i sotëm i Vangjush Dakos ka shkaktuar debate në opinionin publik. Ai akuzohet për një leje ndërtimi në vitin 2011, por për juristët këtu SPAK ka gabuar. Sipas avokatit Genc Gjokutaj, vepra penale për të cilën akuzohet Dako është parashkruar.

Gjokutaj është shprehur se arrestimi i Dakos duhet të ishte bërë për vepra të tjera penale dhe vjedhjen e votave si një grup i strukturuar kriminal dhe jo për disa shkelje që janë parashkruar dhe për të cilat nuk do të dënohet.

“Nga sa njoftohet, flitet për një leje ndërtimi të dhënë dhe një falsifikim nga ajo që mediat kanë dhënë deri tani. Për dijeni të publikut, për të dyja këto vepra, falsifikimi është parashkruar sepse flitet që nga vitet 2014, edhe nëse do të vërtetohet, do të pushohet. Kurse shpërdorimi i detyrës është në kufi të parashkrimit.

Këtyre çështjeve i paraprinë 5 fushata elektorale ku Dako i ka paraprirë zgjedhjeve, Dako është përfolur në lidhje me përgjimet e Bildit në dosjen 339, ku aty nëse do të kishte vullnet për hetim dhe vërtet luftë kundër krimit, ajo dosje duhej të hetohej.

Nëse aty nuk ka pasur evidencë apo është mbyllur dosja me urdhër politik, rasti i sotëm është një karikaturë juridike, një tallje me interesin publik dhe me sensibilitetin që njerëzit kanë ku një kryetar ka dhënë një leje të falsifikuar, por në të vërtetë nuk është zbatuar.

Kjo është metoda e punës së Ramës, nëpërmjet OFL kërcënoi të gjitha grupet kriminale ku i mori pronat në fillim, tani ua ka kthyer të gjitha pasi i kishin kaluar filtrat. Dako as nuk ka rrezik të largohet dhe as të prishë provat e as të intimidojë njeri pasi kjo ka 8 vite që ekziston, kjo është një manovër që ky pushtet po përdor si një skenar për të shpëtuar kupolën e pushtetit të korruptuar”, tha ai.