osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Akuzat e rënda të Berishës për vrasjen e Ahmet Krasniqit, ja si i përgjigjet Fatos Klosi

Akuzat e rënda të Berishës për vrasjen e Ahmet Krasniqit, ja si i përgjigjet Fatos Klosi

Gjykimi i kupolës së UÇK-së në Hagë ka rihapur debatin edhe në Shqipëri. Sali Berisha deklaroi në “ABC” se shërbimi sekret shqiptar ka marrë pjesë në vrasjen e Ahmet Krasniqit duke akuzuar direkt kreun e këtij institucioni asokohe Fatos Klosin. Sali Berisha kërkoi hetimin e Klosit.

“Nuk kam dijeni për asnjë vrasës, apo autor vrasje nga asnjë drejtues apo anëtar i UÇK-së, apo jo UÇK-së, nuk kam dijeni, po kisha dijeni, absolutisht do i depozitoja.

Dijenia e vetme që kam është që Shërbimi Sekret shqiptar ka marrë pjesë në vrasjen e Ahmet Krasniqit, këtë e kam thënë dhe e them, asnjë tjetër, pra Fatos Klosi, është për mendimin tim një njeri që duhet të hetohet për këtë plotësisht, asnjë tjetër.

Dhe po të dija, se nuk do të nguroja, nuk do të mbaja kurrë të fshehtë një vrasje në shpirtin tim. E kam thënë 20 herë këtë gjerë sot, këtë nuk e mohoj unë.

Xhavit Haliti ka ardhur disa herë në zyrën time dhe i di qëndrimet e mia ndaj UÇK, ka ardhur Ahmet Krasniqi, Azem Syla, kanë ardhur disa prej tyre dhe jam unë, që kur të tjerët i sulmonin, i shpallja luftëtarë lirie” tha Berisha.

Por cfarë mendon ish-kreu i SHIK-ut? Fatos Klosi në një prononcim për ABC News i cilësoi si absurde deklaratat e Sali Berishës. Megjithatë, ai tha se “topi” është në fushën e ish-kryeministrit.

“Di që prokuroria shqiptare u mor shumë me atë punë atë kohë, dhe absolutisht nuk iu afrua, nuk kishte asnjë të dhënë nga ta fillonte hetimin. Pastaj ngeli kështu, problem i hapur, asnjëherë prokuroria nuk është prononcuar që ka të dhëna për këtë çështje.

Ai (Berisha) e ka për detyrë, unë si i akuzuar them jo, nuk është e vërtetë, i ngelet “topi” atij që të thotë, nga e di, si e di, kush janë faktet, kush ia ka thënë dhe plotë gjëra.

Edhe sikur të hapet një proces unë këtë them “jo, nuk di absolutisht asgjë, shërbimi nuk arriti në asnjë fakt. Berisha tani që bën këtë akuzë, e ka për detyrë, ka “topin”, të tregojë nga e di, si e di?”.

Por përse insiston Berisha? Në këtë pikë, Klosi zbulon përgjegjësinë më të madhe të ish-kryeministrit.

“Kur s’e di ç’është politika pse merresh me politikë”. Është një shprehjen e tillë. Ai e konsideron politikën të tillë që mund të ndodhin të tëra dhe nuk mban përgjegjësi njeri dhe nuk ka mbajtur njeri përgjegjësi për të gjitha shpifjet.

Këtu janë thënë gjëra monstruoze nga politikanët për njëri- tjetrin dhe askush nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi.

Nuk është dënuar njeri për një gjysmë llafi. Berisha e futi këtë frymë në politikë. Ai ishte i pari që bëri politikë, fitoi zgjedhjet e ’92, u bë president, dha shembullin si bëhet politika dhe vijon edhe sot, të gjithë politikanët nuk dolën dot edhe sot, mund të thuash cfarë të duash dhe nuk mban përgjegjësi. Kjo është filozofia e Berishës.

Unë nuk kam asnjë problem. E njoh më mirë nga të gjithë veten time dhe e di më mirë nga të gjithë se cfarë kam bërë. Nuk e vras mendjen fare.

Unë jam sharrë që në ditën e parë në SHIK. Në fillim më bëri përshtypje, më pas filloi gati gati të më pëlqejë, pasi e dija që akuzat ishin kot. Thosha deri sa merren me mua, dikush jam për ta. Edhe po vazhdon, i vetmi është Berisha, nuk është njeri tjetër, se nuk janë të gjithë si ai.

Në fillim më bënte cikë përshtypje, pastaj më kënaqte, tani jam asnjanës, tani vetëm qesh me veten, të shkretët ne, kush na ka drejtuar, kush kanë qenë ata që e morën në dorë këtë vend për ta kaluar nga një sistem autoritar në një gjoja demokratik dhe tani 30 vite që kanë kaluar kjo mënyrë e të bërit politikë, dhe kjo është për mua përgjegjësia më e madhe e tij” tha ai.