Kryeministri Rama ka reaguar për akuzat e PD-së ndaj kryebashkiakut Valdrin Pjetri në Shkodër. Kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Valdrin Pjetri, prej disa ditësh akuzohet nga PD për të kaluarën e tij, me pretendimin se ka qenë i arrestuar për trafikim d.roge. Sot Pjetri reagoi sërish duke thënë se e vërteta e vetme e gjithë kësaj historie është ajo që do të nxjerrin agjencitë e zbatimit të ligjit.