osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Akuzat e deputetit për mbylljen e biznesit si hakmarrje, vjen reagimi nga Ministria e Brendshme

Akuzat e deputetit për mbylljen e biznesit si hakmarrje, vjen reagimi nga Ministria e Brendshme

Ministria e Brendshme ka reaguar pas akuzave të deputetit demokrat, Agron Shehaj, i cili gjatë fjalës tij në Kuvend pasditen e sotme bëri me dije se policia i ka mbyllur biznesin dhe ka sekuestruar ambientet ku operonte ky biznes, pa asnjë leje apo urdhër nga prokuroria.

Ai e quajti të gjithën një akt hakmarrjeje dhe përpjekje për t’i mbyllur gojën. Sipas Shehajt, vendimi erdhi pas akuzave që deputeti demokrat ka bërë në sallën e Kuvendit.

Në reagimin e saj, Ministria bën me dije se Shehaj është përpjekur të sulmojë institucionet ligjzbatuese dhe të ‘mbrojë’, paligjshmërinë e tij.

Reagim i Ministrisë së Brendshme

Me një sqarim të detyruar, por jo të dëshiruar, Ministria e Brendshme u përgjigjet akuzave të deputetit Agron Shehaj, që vijnë nga salla ku presupozohet se ai ka shkuar për të diskutuar e marrë vendime të rëndësishme për ata që e kanë votuar. Ai sot është përpjekur të sulmojë institucionet ligjzbatuese dhe të ‘mbrojë’, paligjshmërinë e tij.

Fotoja që publikoi deputeti Shehaj është dëshmi e saktë, e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe IKMT në krye të detyrës, për bllokimin e një ndërtese subjekt i ligjit për penalizimin e ndërtimeve pa leje me qëllim fitimi.

Eshtë pikërisht ky objekt me mbi 55% shtesë kati, ose thënë ndryshe 560 m2 pa leje, ku kompania e deputetit Shehaj ka vendosur aktivitetin.

E megjithë paligjshmërinë në flagrancë, nga shkelësi artikulohet me lehtësinë më të madhe, akuza për mbyllje biznesi të ndershëm.