osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Akuzat e Bardhit në 2021: Suel Çela në shërbim të Berishës e Nokës! Mblodhi firma për Kuvendin e PD

Akuzat e Bardhit në 2021: Suel Çela në shërbim të Berishës e Nokës! Mblodhi firma për Kuvendin e PD

Sot Gazment Bardhi është rreshtuar krah Sali Berishës, por akuzat e tij në drejtim të ‘babait të Xenit’ me zë dhe figurë nuk mund të harrohen.

Redaksia e Shqiptarja.com po rikthen një akuzë që Gazment Bardhi bënte në nëntor të vitit 2021 se Suel Çela ishte në shërbim Sali Berishës.

I rreshtuar asokohe krah Lulzim Bashës, në një konferencë publike, Gazment Bardhi tha se Suel Çela është angazhuar në mbështetje të ‘Foltores’ dhe Berishës për të mbledhur firmat që i duheshin për Kuvendin Kombëtar të PD.

Madje, Bardhi asokohe akuzoi se Suel Çela thërriste drejtues të PD në Elbasan dhe u vendoste përpara formularin për nënshkrim, e madje e gjitha kjo bëhej me dijeni të Sali Berishës dhe Flamur Nokës.

“Unë nuk flas në telefon me Suel Çelën. E kam pasur përballë në fushatën e 25 prillit dhe sot Suel Çela punon për Berishën. Nuk jam marrë unë. Dhe sot ky individi që e kemi pasur përballë në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim.

E di dhe Flamur Noka se ka qenë para dy ditësh i thirrur nga ata që kanë besuar te demokratizimi i Partisë Demokratike, pikërisht për këtë çështje, se nuk të pranojnë demokratët e Elbasanit t’ua mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD, Suel Çela.”-tha Bardhi në 2021.

Pra, nga akuzat e Gazment Bardhit kuptohet qartë se si Suel Çela dhe organizata e tij kriminale ishin në shërbim të Sali Berishës në luftën që ai të merrte Partinë Demokratike nga duart e Lulzim Bashës, duke e ndihmuar që të mblidhet firmat për Kuvendin e PD.

Ndaj Suel Çelës, SPAK ka ngritur akuzën si drejtues i një organizate kriminale, ku për herë të parë nga Prokuroria e Posaçme ngrihet një akuzë e tillë, si niveli më i lartë i krimit të organizuar në vend. Ai shpesh është akuzuar dhe artikuluar edhe për lidhje me politikën, si ky rast i Gazment Bardhit. Madje, Suel Çela ndikonte edhe debatet poltike në vend, duke ndërtuar edhe ‘skaletat’ e emisioneve më kryesore, si rasti i ‘Opinion’.