osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Akuza për Ilir Metën: Ka urdhëruar vrasjen e vëllait të Arben Ndokës, e di gjithë Lezha konfliktin e Monikës me Aleksandër Nokën

Akuza për Ilir Metën: Ka urdhëruar vrasjen e vëllait të Arben Ndokës, e di gjithë Lezha konfliktin e Monikës me Aleksandër Nokën

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin “Intervista e ditës” në DritareTV bëri një deklaratë të fortë për Ilir Metën. Zoti Beqiri tha se Meta urdhëroi vrasjen e vëllait të deputetit të PS-së Arben Ndoka.

“Ky vend ka qenë i mbuluar me kriminalitet. Burimi i kriminalitetit është politika. Të gjitha këto organizata kriminale i ka pjellë, i ka nxitur, i ka mbajtur gjallë, i ka përdorur politika. Këta kanë qenë ekzekutorët e veprave që përgatiste politika.

Deri dhe te privatizimet, koncesionet, tenderët e ndryshëm. Ata kanë qenë krahu i armatosur i politikës me qëllim që kur nuk ecte fjala, për të tërhequr nga gara dikë përdorej pistoleta. Këta janë të lidhur kokë e këmbë me krimin.

Deputeti i PS-së gjeti rrugën e gabuar dhe për këtë ai do përgjigjet deri në atë shkallë sa do e hetojnë dhe gjykojnë. Por të mos harrojmë që i vranë vëllanë. Aleksandër Ndoka u vra me urdhër të Ilir Metës. Është e vërtetë kjo.

E di gjithë Lezha konfliktin që pati Aleksandër Ndoka me gruan e Ilir Metës dhe nuk është hera e parë që jep urdhra të tillë Meta. Ai dha urdhër për ta vrarë Tom Doshin dhe kjo është ende çështje e hapur. Iu benë tre atentate atij që ngacmonte Monika Kryemadhin. Dhe ai u arratis nga vendi”, tha Idajet Beqiri në DritareTV.

Si u vra Aleksandër Ndoka!

Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, u vra më 9 dhjetor 2017. Babai i katër fëmijëve ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës që prej vitit 2015 dhe ishte pronar i një biznesi privat. Ai ndodhej duke parkuar makinën përpara shtëpisë, në lagjen “Nënë Tereza”, kur u ekzekutua me breshëri plumbash.

Hetuesit thanë në atë kohë se autorët e këtij atentati kishin patur informacion të saktë mbi lëvizjet që kryente objektivi i tyre ose e kanë ndjekur atë. Rruga në afërsi të banesës është parë si vendi më i përshtatshëm, për shkak se është ngushtë dhe viktima nuk ka patur mundësi largimi.

Sipas ekspertëve të kriminalistikës, Aleksandër Ndoka ka qenë duke kthyer makinën për të hyrë në banesë dhe është qëlluar teksa po ecte mbrapsht. 14 plumba u qëlluan ndaj tij dhe 9 prej tyre e kanë prekur në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Dy ishin pistat kryesore që hetoi në atë kohë policia, ajo e konflikteve personale apo anëtarëve të tjerë të familjes Ndoka dhe ajo e vrasjes për shkak të detyrës