osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Akuza letërporosi në SHBA për Llallën: Vlera në përgjigjie sipas prokurorisë nuk ngre shumë peshë për shumat që akuzohet prokurori

Akuza letërporosi në SHBA për Llallën: Vlera në përgjigjie sipas prokurorisë nuk ngre shumë peshë për shumat që akuzohet prokurori

Prokuroria e Krimeve të Rënda,gjashtë muaj më parë i është drejtuar me një letër-porosi drejtësisë Amerikanë, duke kërkuar ndihmën e kësaj të fundit, për çështjen penale që është duke hetuar, ku nën hetim është ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla. Letërporosia është ekzekutuar në muajin Janar 2019, duke i kërkuar drejtësisë amerikane të jepnin një përgjigje për shpenzimit financiare që bashkëshortja e Adriatik Llallës, Ardiana, ka pasur në SHBA, gjatë periudhës që ajo ka qëndruar në Amerikë, ku dhe ka lindur djalin e dytë të familjes Llalla. Drejtësia amerikane, nuk ka vonuar shumë dhe ka kthyer përgjigjen për llogari të Prokurorisë së Përgjithshme.

Në këtë përgjigje amerikanët qartësojnë pagesat që Ardiana Llalla, ka bërë në Amerikë, pagesa këto që për prokurorinë nuk është se ngrenë shumë peshë, për sa i përket mbajtjes në këmbë të akuzave për të cilat ka nisur procedimi penale. Llalla po hetohet nga prokurori Klodian Braho për akuzën “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurise, interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave në kufi”,“Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Ish-kryeprokurori Llalla prej muajsh ndan kohën e tij ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, ku jeton edhe familja e tij pas një largimi të ngutshëm në mesin e vitit 2016. Në shkurt 2018, Adriatik Llalla, shpallen person “non grata” nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Përveç Llallës, vendimi sanksionon hyrjen në Amerikë edhe për bashkëshorten e tij, Ardiana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe të një fëmije tjetër që nuk ka shtetësi amerikane. Ish-prokurori nuk është pajtuar me vendimin e marrë nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe për ta përmbysur atë, ka punësuar në mars 2019 studion ligjore “Sher Tremonte” LLP. Studioja ligjore “Sher Tremonte” LLP nuk është një kompani klasike lobimi. Përveç Llallës,në formular listohet si financues i aktiviteteve të lobimit në një vlerë më të madhe se 5 mijë USD edhe një kompani nga Nju Xhersi, e quajtur “Lita Brothers Construction”’ – në pronësi të Bedri Lita/ Nga Elton Qyno /Shqiptarja.com