Gjykata e Tiranes pranoi kërkesën e ish-sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Financave Arlind Gjokutajt për ndarjen e çështjes për gjykim të zakonshëm, ndërsa dy të tjerët, përkatësisht përmbaruesi Alban Ruli dhe Ilir Thana kërkuan gjykim të shkurtuar kërkesë e cila u pranua.
Gjithashtu gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë per pushimin e ceshtjes per drejtorit juridik të Ministrisë së Financave Fatmir Hoxha.
Ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj është arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa iu zëvendësua dy herë masa e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie dhe më pas më detyrim paraqitje.
Arrestimet erdhën pas hetimeve ndaj shtetasit Ilir Thana i cili akuzohet për mashtrim, ndërsa për zyrtarët e ministrisë u hetua lidhur veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin duke i shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit në shifrën e 1.2 milionë eurove.
Çështja ka të bëjë me një magazinë që shteti ia shiti Ilir Thanës në 1992-shin, por Komisioni i Kthimit të Pronave ia mori 3 vite më vonë për t’ia kaluar pronarëve të vërtetë. Pas kësaj, Thana dëmshpërblye me këste me vlerën e pronës sipas çmimit të tregut.
Ilir Thana mori përmes bankës vetëm 400 mijë euro dhe pjesa tjetër e parave do t’i kalonte në muajt në vijim. Në 2021-shin, edhe pse ishte dëmshpërblyer një herë, Ilir Thana duke përdorur përmbaruesit kërkoi arriti në vlerësimin e pronës që nuk ishte më e tija, deri në vlerën 1.2 milionë euro.
Çfarë ka ndodhur hap pas hapi sipas prokurorisë:
1992-i shitet nga shteti Ilir Thanës magazina industruale
1995-Komisioni i kthimit të pronave ia merr dhe ia jep një tjetër personi
1996-Gjykata e Tiranës vendos dëmshpërblimin e Ilir Thanës me rreth 103 mijë lekë
2000-Apeli konfirmon vendimin e shkallës së parë për dëmshpërblimin e Ilir Thanës me rreth 103 mijë lekë
Pas vendimit të Gjykatës Ministria e Financave nis zbatimin e tij duke kthyer paratë
2005-Në shkelje të ligji Ilir Tana shet ndërtesën edhe pa qenë ligjërisht pronar
21 qershor 2022 Ministria e Financave njoftohet për shitjen e vitit 2005, megjithatë vijojnë procredurat për dhëniën e parave për Ilir Thanën, në bazë të një rivlerësimi të bërë në vitin 2021 në vlerën 82.6 milionë lekë.
9 gusht 2022-Përmbaruesi Alban Ruli rivlerëson objektin me rreth 1.2 milionë euro
Ministria e Financave nga kjo shifër i kalon Thanës rreth 400 mijë euro, një pjesë motrës së tij Shpresa Prifti
Prokuroria urdhëron sekuestrimin e llogarive bankare të Thanës dhe motrës së tij
Dhjetor 2022-Arrestohet Ilir Thana me akuzën e mashtrimit
Janar 2023-Arrestohen zyrtarët e Ministrisë së Financave me akuzën e ‘Shpërdorimit të detyrës’