AKU ka bllokuar 14.5 ton “Birrë Paulaner” me arsyetimin se produkti nuk ka qenë i pajisur me dokumentacionin shoqërues. AKU sqaron se nga subjekti “Denis Shpk”, u konstatuan 13.600 copë kanaçe birre “Paulaner” (0.5 L) me afat përdorimi 07.2019, kjo në shkelje të ligjit. Për këtë subjektin Denis Shpk”, AKU ka vënë edhe një gjobëprej 1,2 mln lekë.
Njoftimi i AKU-së:
Në funksion të garatimit të ligjshmërisë dhe zbatimit të kërkesave ligjore në të gjithë zinxhirin ushqimor, AKU po monitoron me rigorozitet cilësinë dhe efektivitetin e kontrolleve në PIK.
Nisur nga bllokimi i sasisë prej 14.5 ton “Birrë Paulaner” në PIK për mungesë dokumentacioni shoqërues, si dhe pas konfirmimeve te ardhura nga prodhuesi i birrës “Paulaner” mbi autenticitetin e certifikatës së analizave, AKU kontrolloi ligjishmërinë e importimit te birrës “Paulaner” nga subjekti “Denis Shpk”, ku u konstatuan 13.600 copë kanaçe birre “Paulaner” (0.5 L) me afat përdorimi 07.2019.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit shoqërues rezultoi se subjekti “Denis Shpk” importon produktin “Birra Paulaner” në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, në mungesë të dokumentacionit përkatës shoqërues. Raport-Analiza që shoqëron produktin nuk përmban të dhëna identifikuese dhe individualizuese si: numër reference, numër identifikues, numër Lott-i, afati i përdorimit të produktit i pashënuar, si dhe certifikatat e orgjinës dhe certifikatat e analizës të papërkthyera në gjuhën shqipe.
Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit u morën masat si më poshtë: