Gjyqtari i gjykatës së Tiranës, Artan Laze pas përfundimit të seancës në Komisionit e Pavarur të Kualifikimit në një prononcim për mediat u shpreh se beson rikonfirmimin në detyrë.
“Kam besim te drejtësia sepse në konkluzionet kishte shumë fakte, që komisioni do i rivendosë. Kam besim se do të rikonfirmohem në detyrë.
Edhe gjatë detyrës sime, por edhe në kohën që u shkëputa jam kërcënuar, doja të jepja një mesazh, jo vetëm për mua, por me shumicën e gjyqtarëve që kanë dhënë drejtësi. KPK duhet që të ketë shumë kujdes, të vendosë në peshore.”
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi sot se nga hetimi ka rezultuar se gjyqtari ka fshehur pasurinë, ndërsa gjyqtari u shpreh se banka ka gënjyer dhe se fajin e ka ILDKPKI-ja, qw sipas tij ka bërë deklarim të rremë.