osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Aktualitet Asfalte të çarë dhe banesa të dëmtuara, ja çfarë la pas stuhia “Ciaran” në qaret e vendit gjatë 24 orëve të fundit

Aktualitet Asfalte të çarë dhe banesa të dëmtuara, ja çfarë la pas stuhia “Ciaran” në qaret e vendit gjatë 24 orëve të fundit

Stuhia “Ciaran” e cila prej disa ditësh ka goditur Europën, të premten përfshiu edhe vendin tonë. Si pasojë e shiu të dendur dhe erës së fortë, ka pasur disa problematika në qytete të ndryshme të vendit, por për fat të mirë pa lëndime në njerëz.

Kështu, një ditë më parë, në Tiranë pati bllokime të përkoshme të rrugës për shkak të ngritjes së nivelit të Lanës në nivelin e rrugës, kryesisht në zonën e “Pallatit me Shigjeta”. Por, sot situata është nën kontroll dhe pa probleme.

Sakaq, probleme aktualisht ka në disa qarqe të vendit.

Dibër
Gazetari Enver Doçi bën me dije se si pasojë e reshjeve, në qarkun e Dibrës, vijon të ketë probleme në kalimin e Rrugës së Arbrit. Ai tha se niveli i asfaltit është ulur, ndërsa raportohet për një banesë të dëmtuar nga reshjet.

Po ashtu probleme kanë njësitë e thella, si Lura, Kalaja e Dodës, etj., ku ka pasur rrëshqitje gurësh. Era e fortë ka shembur pemët dhe si pasojë janë dëmtuar shtyllat duke u ndërprerë energjia elektrike në disa zona.

Në fshatin “Fshat”, ka pasur çarje të asfalti, ndërsa shtabi i emergjencave është në gatishmëri të plotë.

Gjirokastër
Gazetarja Brikena Metaj raporton se edhe ditën e sotme kanë vijuar reshjet në qarkun e Gjirokastrës. Problematika kryesisht ka pasur në Përmet, ku u bllokuan 23 turistë në Kanionin e Langaricës, por u evakuuan disa orë më pas pa lëndime.

Korçë
Gazetarja Lorena Kodra deklaron se moti i keq ka përfshirë edhe qarkun e Korçës, por deri tani nuk janë shkaktuar përmbytje. Ka pasur vërshime të ujit, por nuk janë shkaktuar problematika.

Aktualisht situata është nën kontroll, ndërsa gjatë mbrëmjes nga era e fortë në Pedonale, është shkëputur një pjesë suvaje, dhe ka rënë mbi tendën e një lokali. Si pasojë ka mbetur i plagosur lehtë një person në shpatull.

Kukës
Në qarkun e Kukësit ka pasur rrëshqitje dherash, në akset nacionale. Akset problematike mbeten Kukës-Shishtavec, Kukës- Peshkopi, Bajram Curri- Qafë Mali dhe Qafë Mali- Kukës

Sakaq, qarqet e tjera deri më tani paraqiten në normalitet.