osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Aktorja Liri Lushi, Shota shqiptare e gjallë

Aktorja Liri Lushi, Shota shqiptare e gjallë

Liri Lushi është aktore shqiptare e lindur në Tiranë, Shqipëri ne 1954. Është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë dega e Aktrimit. Karrierën artistike e filloi në moshën trembëdhjetë vjeçare kur fitoi çmimin e parë si interpretuesja më e mirë me monologun: “Tregim për katër kufitarët” nga Ferat Cakaj. Trofeun e dytë ja solli Festivali i 9-të në RTSH këtë herë si këngëtare.

Më pas erdhën rolet e para në film dhe teatër. Roli i Shote Galicës tek drama “Gërsheti i luftërave”, i interpretuar me mjeshtëri të lartë artistike e bëri atë të njohur tek shqiptarët kudo në botë.

Jeta e saj artistike në skenën e teatrit “ Aleksandër Moisiu”, Durrës është e mbushur me role dhe krye role gjithmonë të duartrokitura. Në vitin 2000, Liri Lushi largohet nga vendi i saj dhe vendoset me familjen në Cyrih të Zvicrës. Nuk shkëputet në asnjë moment nga profesioni i saj si aktore. Pasioni dhe puna e përkushtuar i sjell role të reja në filma të produksionit zviceran; “Strähl” nga Dschoint Ventschr AG, Zürich, “Dilemma” nga Silvia Film Production AG, Zürich, “Ditë e natë” nga Chris Niemeyer, Schweizer Fernsehen.

Prej marsit 2004, Liri Lushi është drejtor artistik i Studios për Teatër dhe Film të krijuar nga ajo vetë me emrin e aktorit të madh shqiptar “Aleksandër Moisiu”.

Filmografia
1976 – Thirrja ( Regjisor: Femi Oshafi) Roli – Mara
1976 – Zonja nga qyteti (Regjisor: Pirro Milkani) Roli – Shpresa
1978 – Gjyshi partizan ( Regjisor: Jani Tane) Roli – Ermira
1979 – Dorina ( Regjisor: Agim Qirjaqi) Roli – Dorina
1979 – Mysafiri (Regjisor: Hysen Hakani) – Roli – Arta
1982 – Rruga e lirisë ( Regjisor: Esat Musliu) Roli – Dila
1993 – Këtu bën ftohtë ( Regjisor: Pluton Vasi) Roli – Nëna
1989- Kush eshte vrasesi
1999 – Valsi i ngrirë në Prishtinë ( Regjisor: Bashkim Hoxha) Roli-Gazetarja
2000 – Brezi (Regjisor: Liri Lushi) – Roli – Motra
2002 – Dilema – (Regjisor: Tobias Ineichen/ Silvia Produktion AG, Zürich) Roli – Gruaja
2004 – Strähl ( Regjisor: Manuel Flurin Henry / Dschoint Ventschr AG, Zürich ) Roli – Nëna e Bekos
2008 – Ditë e natë ( Regjisor: Chris Niemeyer/Schweizer Fernesehen) Roli- Danijela Vrdoljak
Teater
1977 – Prometeu i lidhur (Regjisor Pirro Mani) – Roli – Hera
1977 – Kush hidheshin themelet ( Regjisor Vangjush Furrxhi ) Roli – Laja
1978 – Të isha njëzet vjeç ( Regjisor: Haxhi Rama) Roli – Centralistja
1978 – Gërsheti i luftrave ( Regjisor: Kadri Pirro) Roli – Shote Galica
1979 – Dorina (Regjisor: Kadri Pirro) – Roli – Dorina
1981 – Netë tragjike amerikane ( Regjisor: Spiro Urumi) Roli – Enxhi
1985 – Serafina Topia ( Regjisor: Kadri Pirro) Roli – Serafina Topia
1986 – Shi në plazh ( Regjisor: Haxhi Rama) Roli –
1987 – Telefon në mesnatë ( Regjisor: Kadri Pirro) Roli –
1987 – Mariana Pineda (Regjisor: Drita Agolli) – Roli – Mariana Pineda
1989 – Monserati ( Regjisor: Foto Vogli) – Roli – Nëna
1991 – Rikardi i tretë – ( Regjisor: Agim Qirjaqi) – Roli – Lady Anna
1993 – Vdekja e një mbretëreshe ( Regjisor: Foto Vogli, Ludmill Çakalli) Roli – Mbretëresha Teuta
1995 – Ishulli i çmendur ( Regjisor: Gëzim Kame) – Roli – Kurtizanja
1995 – Tre burra kërkojnë një grua (Regjisor: Haxhi Rama) – Roli – Aktorja
1996 – Mirandolina (Regjisor: Haxhi Rama) – Roli Mirandolina
1997 – Kolltuku (Regjisor: Haxhi Rama) – Roli – Moderatorja
1997 – Këngë dashurie me korba ( Regjisor: Bashkim Hoxha) – Roli Zana
1998 – Kosova djep Lirie (Skenari dhe regjia: Agim Doçi, Alqi Boshnjaku)
2000 – Shtëpia e kukullës ( Regjisor: Liri Lushi) – Roli – Nora
2008 – Elegji për Teutën ( R.Qosja, M.Kuteli,L.Poradeci,Folku shqiptar) Roli – Teuta
2008 – Bakantet e Euripidit (Versioni i Roul Schrott) Roli – Agave
Regji
2000 Brezi (Naim Kelmendi) – Regjia: Liri Lushi
2004 –Pleshti (Dritëro Agolli) – Regjia: Liri Lushi
2005 – Flaka e Janarit (Libreti dhe regjia: Liri Lushi)
2005 – Planeti Moisi (Bardhyl Kosova) – Regjia: Liri Lushi
2005 – Don Zhuani (Molier) – Regjia: Liri Lushi
2006 – Monserati (Emanuel Robles) – Regjia Liri Lushi
2008 – Elegji për Teutën (R.Qosja,M.Kuteli,L.Poradeci,Folku shqiptar) – Regjia – Liri Lushi
2008 – Bakantet ( Euripidi ) – Regjia Liri Lushi