Aktorja e dashur shqiptare Matilda Makoçi feston 60 vjetorin e lindjes.
Matilda Makoci ka lindur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, më 19 prill 1963. Ajo mbaroi Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1985, në degën e aktrimit.
Ajo eshte një nga ikonat e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Matilda Makoçi prej rreth 40 vitesh është larg syve të publikut. Aktorja ka rrëfyer pak kohë më parë se arsyeja e largimit të saj nga skena ishte për t’iu dedikuar totalisht djalit të saj Gregut, që erdhi nga martesa me kryeministrin Rama në fund të viteve ’80.
Me një bukuri ekzotike, me një vështrim plot zgjuarsi dhe gjeste të sofistikuara, ajo s’u harrua kurrë nga publiku.