osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Aktorja e famshme shqiptare që përmendet në enciklopeditë e shteteve më të rëndësishme të botës

Aktorja e famshme shqiptare që përmendet në enciklopeditë e shteteve më të rëndësishme të botës

Përse duhet të mundohemi aq shumë për të gjetur prejardhje të largët shqiptare për figura të njohura, kur kemi shqiptarë të vërtetë që njihen ndërkombëtarisht? Kjo është një pyetje që ia bëj shpesh vetes kur, në bankat e auditorit të universitetit ku studioj, kam libra me shkrimtarë, piktorë e të tjerë lëvrues të artit, për të cilët thuhet se janë shqiptarë, grekë, kroatë, rumunë dhe italianë.

Me anë të kësaj politike rrëmuese, ne duket sikur artit shqiptar po i japim një tjetër fytyrë, pak a shumë kopjace, e cila nën vete fsheh gjithë ato figura të shquara dhe të rëndësishme që janë vërtet shqiptare.

Një ndër këto figura, thuajse e harruar tani, në pleqërinë e saj, është edhe “Artistja e Popullit” dhe “Nderi i Kombit”, Tinka Kurti. Ajo lindi në vitin 1931 dhe numëron 258 role në teatër dhe mbi 90 të tillë në kinematografi. Karriera e saj shtrihet në gjashtëdhjetë vjet jetë skenike, çka e bën atë një ndër aktoret më jetëgjata të skenës shqiptare.

Karriera e saj fillon në vitin 1949, kur si aktore në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, shkëlqen si protagoniste me rolin e Files në dramën “Toka Jonë”, dramë në të cilën do të interpretonte edhe pesëmbëdhjetë vjet më vonë, kësaj here në rolin e Lokes. Mes qindra roleve në drama të huaja dhe shqiptare, dua që të veçoj atë të Norës në dramën “Shtëpi Kukulle” të Ibsenit, drama që shërbeu si gjenezë e lëvizjeve feministe në Evropë.

E çuditshme është aftësia e Tinkës për të kaluar nga njëra gjini e dramës në një tjetër e pastaj në atë të filmit duke u përshtatur më së miri me rolet që i jepeshin. Kështu, nga roli shumë tragjik që kishte në dramën “Gjaku i Arbnit”, ku duhet të vajtonte pesë djemtë që i ishin vrarë në luftë, kaloi në rolin e Sonjës te “Histori Irkutase” e pastaj edhe në atë të Desdemonës në “Otellon” e Shekspirit dhe Zonja Makbeth në “Makbethi”, po të Shekspirit.

Në kinematografinë shqiptare, vendi më i ndritshëm në plejadën e aktorëve i takon Tinka Kurtit, e cila është aktorja kryesore e të parit film artistik shqiptar, “Tana”, të shfaqur në vitin 1958. Pastaj vazhdon edhe me shumë role të tjera, si ai i Nënë Pashakos në “Yjet e netëve të gjata” e deri te Halla në komedinë e famshme “Çifti i lumtur”.

Sipas biografisë së saj bërë nga Marian Shestani, ajo ka fituar shumë çmime kombëtare të filmit, mes të cilave përfshihet edhe ai i karrierës. Emri i saj gjendet në enciklopeditë ruse, indiane, egjiptiane, hungareze, britanike dhe amerikane, ndërkohë që teatri shqiptar në Malmö, Suedi, mban emrin e saj.

Tinka Kurti mbetet pa dyshim një ikonë e artit skenik e kinematografik shqiptar si një artiste e dimensioneve madhore të skenave tona./Andreas Dushi/Konica.al