osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Aktorja Anisa Markarian feston 60 vjetorin e lindjes: Me nostalgji i urojmë të festoje sa më shumë!

Aktorja Anisa Markarian feston 60 vjetorin e lindjes: Me nostalgji i urojmë të festoje sa më shumë!

Aktorja Anisa Markarian feston 60 vjetorin e lindjes dhe ne i urojme te festoje sa me shume vite te tjere. Anisa Markarian u lind ne Tirane ne 4 korrok 1962. Me profesion mjeke, por aktore dhe skenariste e talentuar.

Ka interpretuar ne disa filma, ku ka fituar edhe cmime kombetare. Jeton dhe punon në Francë që prej vitit 1991, si mjeke nutricioniste. Ka dy fëmije, një vajze e një djalë.

Anisa Markarian është një aktore e dashur për shqiptarët. U lind në Tiranë, më 4 korrik 1962, vajza e Agop Markarian, një dentist shqiptar me origjinë armene dhe një shqiptareje nga Tirana.

Prindërit e Agopit ishin nga Afionkaraisar, një qytet ne Turqi me pakicë armene, dhe vdiqën gjatë marshimit në shkretëtirën siriane Derxor në 1915, gjatë gjenocidit turk kundër armenëve. Agopi (lindur në 1898) dhe fëmijët e tjerë mbijetuan.

Agopi shkoi në 1921 në Stamboll dhe punoi si shegert dentist, e më pas shkoi në 1926 në Marsejë, Francë ku u diplomua për shkenca odontoiatrike në 1931. Në po atë vit shkoi të punonte në Korçë për Kryqin e Kuq.

Në 1932 hapi një klinikë dentare në Tiranë dhe punoi atje edhe pasi klinika u shtetëzua në 1948 derisa doli në pension në 1973.[2] U martua me Evgenia Goganian në 1934 dhe jetoi me të në Tiranë derisa Evgenia vdiq në 1960.[3] Më pas u martua me një grua shqiptare nga Tirana, me të cilën pati fëmijën e parë, Anisën, kur Agopi ishte 63 vjeç. Katër vjet më vonë, lindi Marku, vëllai i Anisës.[2] Për nun, Anisa pati vëllain e gruas së parë të të atit.

Me profesion mjeke, Anisa u bë edhe aktore dhe skenariste e talentuar. Ka interpretuar në disa filma ku ka fituar dhe çmime kombëtare si aktore. Filmin e parë, Vajzat me kordele të kuqe e luajti në moshën 16 vjeçe.

Ka botuar poezi, tregime e novela, dhe librin “Sënduku i kujtimeve” (1997).

Jeton dhe punon në Francë që prej vitit 1991, si mjeke nutricioniste. Ka dy fëmije, një vajze e një djalë.

Është mbesa e aktorit Prokop Mima.

Filmografia

Vajzat me kordele të kuqe – (1978)
Në çdo stinë – (1980) Nderuar me kupën e Festivalit të 4-ët te Filmit si aktorja më e mirë në rol kryesor.

Pranvera s’erdhi vetëm – (1988) Bashkëskenariste dhe interpretuese e rolit kryesor. Ky film fitoi kupën e Festivalit të 8-të.
Ngjyrat e moshës – (1990) Skenariste dhe interpretuese e rolit kryesor.
Loin des barb ares – (1994)

Libra
Sënduku i kujtimeve

Nderime
U nderua në 2017 nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, me Titullin “Mjeshtër i Madh” i Punës, me motivacionin: “Në vlerësim të artistes sqimatare e të talentuar, e cila përmes roleve dhe interpretimeve të saj të paharrueshme kinematografike, si dhe nëpërmjet krijimeve të saj letrare me një shqipe të përkorë, u shndërrua në një nga figurat më të spikatura të elitës artistike dhe intelektuale shqiptare”.[1]