Thimi Filipii lindur në Korçë me 1 Mars 1926, ka qenë një aktor i mirënjohur shqiptarë. Rolet e tij të para do të jenë në trupat jo profesioniste në qytetin e Korçës.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore mori pjesë në formacionet partizane, ku punon për krijimin teatrove partizane. Me mbarimin e luftës fillon punë në spitalin e Korçës.
Mbaron kursin për aktrim dhe fillon të luajë disa role me teatrin profesionist të qytetit. Në vitin 1954 fillon punën si aktor profesionist pranë teatrit “Andon Zako Çajupi”.
Roli i tij i parë do të jetë në dramën Lulja e kujtimit. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh që do ta bënin shumë të njohur tek publiku.
Në kinematografi do të interpretojë në më se 30 filma artistikë dhe televizivë. Roli i tij i parë në kinematografi do të përkojë me filmin e parë, tërësisht shqiptar, Tana, në rolin e sekretarit të partisë.
Do të pasonin role të tjera, si ai i Nezirit, tek filmi Përballimi, Fahredini tek Njeriu me top, Xhemal Struga tek Ballë për ballë, Nashua tek Si gjithë të tjerët, Gramozi tek Asgjë nuk harrohet, babai i Irenës te Pranvera s’erdhi vetëm etj. Më 1986 mori Çmimin “Aleksandër Moisiu”.
Ndahet nga jeta në Korçë, në 1 korrik të vitit 1990.
Për meritat e tij artistike, më 5 gusht të vitit 1991 Thimi Filipi nderohet me titulli i lartë “Artist i Popullit” (pas vdekjes).
Filmografia
Pranvera s’erdhi vetëm – (1988)… Babai i Irenës
Vrasje ne gjueti – (1987) … Xha Llazi
Rrethi i kujtesës – (1987)
Tri ditë nga një jetë – (1986)… xha Shimo
Enveri ynë – (1985)
Asgjë nuk harrohet – (1985)… Gramozi, kryetari i grupit hetimor
Nata e parë e lirisë – (1984)… Komisari
Shirat e vjeshtës – (1984)… Ustai
Kush vdes në këmbë – (1984) … Bujku
Militanti – (1984)… Babai i Visar Shundos
Fraktura – (1983)… Gjyshi
Apasionata – (1983)… babai i Mires
Njeriu i mirë – (1982)… shoku Astrit
Si gjithë të tjerët – (1981)… usta Nashua
Në kufi të dy legjendave – (1981)… xhaj Lefteri
Vëllezër dhe shokë – (1980)… babai i Vasos
Shoqja nga fshati – (1980)… Shefi i bujqësisë
Një ndodhi në port – (1980)… Petro
Mësonjëtorja – (1979)… xha Vani
Ballë për ballë – (1979)… Xhemal Struga
Mysafiri – (1979)… Akrepi
Dollia e dasmës time – (1978) … Babai i nuses
Njeriu me top – (1977)… Fahredini
Streha e re – (1977)… Shoku Dane, Kryetari i Kooperatives
Gunat përmbi tela – (1977)… Kapedani
Përballimi – (1976)… Neziri
Nusja dhe shtetrrethimi – (1974)… xha Jani
Yjet e netëve të gjata – (1972)… Xhandari
I teti ne bronz – (1970)… Ballist
Vitet e para – (1965)… Gjika, Sekretari i partisë
Tana – (1958)… Sekretari i Partisë