Aktori korçar, Sotiraq Çili, aktor i njohur ka luajtur role të ndryshme në teatër, por kontributin e tij më të dukshëm e ka në kinematografi, ku është aktivizuar në rreth 15 filma, ndër të cilët: “Prita”, “Montatorja”, “Një udhëtim i vështirë”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Gjeneral Gramafoni”, “Pas Gjurmëve”, “Vjeshte e nxehtë e 41-shit”, “Kush është vrasësi”, “Rikonstruksioni”, “Kronike e një nate”, etj.
Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve për aktor në Tiranë dhe për shumë vite ka qenë aktor i teatrit “A.Z. Çajupi” te Korçës.
Sotiraq Çili u lind në Korçë, më 15 mars te vitit 1942.Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare më 20 gusht 2017.