Me rastin e festës së 7 Marsit të gjithë kanë nxituar të kujtojnë mësuesit e tyre të parë, apo dhe ata mësues të cilët janë treguar pak të rreptë me ta, por që gjithsesi kanë kontribuar në rrugën e tyre të dijes.
Aktori i “Apartamentit 2XL”, Visjan Ukcenaj, është një ndër këta personazhe që ka uruar mësuesen tij të matematikës në një mënyrë të veçantë. Me anë të një video në “Instastory”, Visjani i ka dërguar një mesazh mësueses së tij të matematikës, me të cilën me sa shihet nga kjo video nuk ka pasur marrëdhënie të mira.
“Doja t’i thoja zyshës së matematikës: Hë mi zyshe, ti që the që nuk bëhem si njeri, e shef mi fillova nga fundi dhe tani jam këtu k*rvë”, ka thënë aktori i njohur në video-n e publikuar në “Instastory”.