osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Aktori serioz i roleve komike

Aktori serioz i roleve komike

Shiatiku e ka bllokuar të shëtisë lirshëm nëpër rrugët e qytetit, por jeta e tij virtuale fluturon mbi çdo kontinent, dhe askush nuk e pengon dot. Tanimë i pasionuar pas internetit dhe mundësive pa fund që të jep ai, Arben Shaka, thotë se ndihet mirë në çdo kohë, sepse në çdo kohë ai mund të shohë prej ekranit atë që dëshiron.

E ka filluar në cirk dhe estradë, me aktrim e akrobaci, por shumë shpejt do të angazhohej dhe në kinematografi. E si për ta përmbushur spektrin e gjerë të një aktori, pas një eksperience në një serial me 20 pjesë, vitet e fundit Arben Shaka, me shumë sharm, ka realizuar dhe spote publicitare…

…Mund të shprehë me gjeste e plastikë fytyre shumë më tepër se sa me fjalë të përbëra, togfjalësha a një monolog i tërë. Arben Shaka, ky mjeshtër i pantonimës, për shumë vite i ka munguar skenës shqiptare. Megjithatë, të paktën prej 5 vitesh është sërish midis nesh. Por siç shprehet vetë, prej emigracionit të gjatë në Greqinë fqinje erdhi sërish si ‘emigrant’, por këtë herë në vendlindjen e tij, Tiranë. Thotë se është armik i monotonisë dhe jetën e ka po aq aktive sa dhe më parë, veç jo si akrobat cirku. Nuk del në skenë të aktrojë, por universi i tij tanimë është një kompjuter i fuqishëm, me hard-disk e memorie të lartë nga ku mund të lidhet me çdo cep të globit e të marrë informacion për çfarë dëshiron.

Tek më sqaron raportet e tij me pikturën, thotë se në mendjen e tij gjithçka e përjetuar kthehet si një vizatim magjik, me laps a me penel qoftë. Por nuk le pa më thënë gjithashtu se peshën e tij maksimale prej 137 kilogramësh, është munduar ta rrëzuar ndjeshëm, jo me dieta të tipit “Dukan”, por thjesht me ecje në rrugët e qytetit të tij.

Për lexuesit e “DITA”-s, për ata që e njohin mirë, por dhe për ata që s’e dinë cili është, 68-vjeçari Arben Shaka, babai i tre fëmijëve dhe aktor me një karrierë të gjatë, rrëfen dhe një herë jetën e tij skenike të pandërprerë prej 33-vitesh.

Si i kaloni ditët e ftohta të këtij dimri?

Ju më pyesni se si i kaloj ditët e ftohta të këtij dimri? Unë ju përgjigjem: Me variacione… personale dhe artistike. Sigurisht rreth e rrotull shtëpisë dhe brenda saj. Dal rreth e rrotull shtëpisë mbasi më pengon shiatiku dhe mund të them që në qendër të kryeqytetit kam shumë muaj pa dalë. Gëzoj respektin jo vetëm të komshinjve, por edhe të banorëve të tjerë që banojnë pranë, rreth lagjes… në rrugicën e bukur me emrin e respektuar “Sul Bega”.

Jeta juaj familjare, më ke jetoni tani?

Në shtëpi jetojmë tre personazhe…Unë, gruaja dhe Pepita (qeni). Brenda mureve të saj ndjejmë ngrohtësinë jo vetëm nëpërmjet furnelave me korrent, por dhe nëpërmjet dashurisë, respektit dhe humorit origjinal që krijohet brenda mureve të kësaj shtëpie. Një mbrëmje duke parë lajmet në televizor krijova diçka spontane për problemet tona familjare dhe plasi e qeshura… Gruaja me lot në sy m’u drejtua duke më thënë se më shumë e bëj për të qeshur tani se kur isha i ri.

Ju jeni natyrë që prodhoni humor në çdo kohë, apo…?

Në fakt natyra ime është e tillë që ndryshoj nga Beni i skenës. Në jetën e përditshme jam njeri serioz, por edhe brenda këtij serioziteti bëj shaka me kripë. Në shumë raste edhe në familje nuk e kuptojnë kur e kam seriozisht, e kur me të qeshur. Me shakatë në ambient shoqëror ose jashtë me dashamirësit, jam shumë i kujdesshëm, dua vetëm t’i kënaq dhe ndonjërit t’i heq mërzitjen.

Më qëlloi që kisha rolin kryesor tek telekomedia “Alo tekniku”. Kur u bë dhe çaku i fundit i filmit diku pas teatrit të Operës dhe Baletit, të gjithë erdhën të më përqafonin. Erdhi dhe regjisori Niko Kanxheri dhe pasi më përqafoi më tha me humor: “Kurrë mos ta pafsha bojën, se sa komik je në skenë aq serioz dhe aktor i vështirë je në jetë.

Meqenëse u kthyem në kohë, po ju pyes: kur keni marrë për herë të parë një rol si aktor?

Kam qenë shumë i ri, 16 vjeç kur u përfshiva në trupën amatore të Parkut të Kamionëve. Roli i parë ishte në pantonimën “Shoferi dhe Pasagjeri” autor i së cilës ishte Agim Nallbani dhe partneri im në rolin e pasagjerit ishte Astrit Ferizaj. Ishte vitin 1966 dhe sapo kisha nisur punën si elektro-auto në Parkun e Kamionëve.

Me këtë pantomimë u paraqitëm në festivalin e estradave amatore. U befasova nga suksesi i pantomimës dhe i rolit tim si shofer. Madje kur udhëtonim me kamionin e trupës për një shfaqje në Kavajë, unë vendosa timonin e skeçit në anën tjetër të shoferit. Nga jashtë dukej sikur kamioni kishte dy timonë. Njerëzit habiteshin, aq sa një burrë me biçikletë ra në kanal.

Kur do të fillonte karriera juaj e vërtetë?

Mirëfilli do të isha aktor në Estradën e Ushtarit. Fillimisht bëra 7 muaj shërbim ushtarak në Ersekë, por më tërhoqi kjo Variete. Në ato vite Estrada e Ushtarit kishte shumë punë. Aty ishin mbledhur aktorë shumë të mirë. Ishte Koço Devole, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari etj. Rrinim të veshur me uniformë. Jepnim shumë shfaqe nëpër reparte ushtarake në të gjithë Shqipërinë. Natyrisht që ishim të mirëpritur dhe kishim sukses të garantuar, por gjatë kësaj punë ndesheshe dhe me paradokse.

Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje nga këto paradokse?

Na qëllonte të shkonin në ndonjë pikë të largët ku kishte vetëm 10-12 ushtarë, ndërsa trupa jonë kishte më shumë se 30 veta, aktorë e këngëtarë. Dhe shfaqja jepej e plotë për këtë publik. Mbaj mend një herë që duhet të jepnim një shfaqje për të burgosurit e burgut të Çervenakës. U krijua një situatë shumë e nderë. Njerëz që ishin të detyruar të futeshin në sallë, ndërkohë që ata as që e kishin mendjen tek humori. Ishin njerëz hallexhinj që për rrethana të caktuara ishin dënuar me heqje lirie. Disa nga gratë aktore qanin pas kuintave. Bëmë disa role dhe ikëm me shpejtësi. Kjo ishte një skenë që s’kam për ta harruar kurrë.

Ndërkohë ju keni qenë dhe aktor në Cirk?

Që të jem i saktë, në dosjen time të Cirkut shkruhej që isha “akrobat”, në atë të Estradës që isha “aktor”. Në atë kohë Cirku dhe Estrada kishin të njëjtën drejtori. Në fakt prirjet e mia ishin kryesisht për pantomimën aktoriale dhe kupletet muzikore dhe këtu kishim një të përbashkët me artin e bukur të cirkut.

Unë doja të luaja në skenën e Estradës, por këmbëngulja e Telat Agollit, krijuesi i cirkut shqiptar, më detyroi që të luaja edhe në Cirk edhe në Estradë. Me punë të lodhshme, shumë djersë dhe pasion, arrita të jem i suksesshëm. Në ato vite Cirku shkëlqente. Ndërsa sot, edhe pse ekziston dhe vihen shfaqje, për mua ka mbetur vetëm si skelet.

E megjithatë ju keni marrë disa role dhe në kinema?

Në film kam luajtur disa role episodike, në dy-tre akte. Por suksesi më i madh besoj se është filmi “Cirku në fshat” me regji të Hysen Hakanit, ku jam në rolin e Agronit. Ai ishte një film që në mënyrë sintetike jepte jetën dhe punën në Cirk. Kam pasur rol tek “Odiseja e Tifozëve” ku më duhej të luaja rolin e një tifozi të çmendur, në të kundërtën time që nuk jam fare tifoz. Kam pasur rolin e Sulos në filmin “Përse bien këto daulle”.

Gjithashtu role kam pasur dhe tek “Estrada në Ekran”, “Kapedani”, “Gjueti e Ndaluar” dhe në komedinë “Tre dhëndurët” të Dionis Bubanit me regji të Piro Manit. Por kam pasur një rol shumë të mirë dhe tek filmi “Alo tekniku” me regji të Niko Kanxherit, një film që është transmetuar një herë apo dy maksimumi dhe është zhdukur. Nuk e kam gjetur dot më. Ndërkohë jam aktivizuar dhe te një film televiziv me 20 pjesë: “Dadoja e pallatit tonë”, me regji të Elona Pajës.

Çfarë mbani mend nga këto role?

Tek “Cirku në fshat” për shkak se xhironim në një pulari, mësova në mënyrë të shkëlqyer të bëja si gjel e si pulë. E bëra lëmsh pularinë. Në çastet e vështira të xhirimit e kur ishim të lodhur, nuk na mungonte as humori i regjisorit Hakani, që njihej për batutat e tij. Kur xhironim “Odiseja e Tifozëve” m’u desh të shkoja me motorin e invalidit, që ishte pjesë e filmit, nga Miloti deri në Laç.

Pas meje do vinte dhe grupi i xhirimit. U nisa para. Por motori ishte i vogël e nuk kishte shpejtësi. U bënë pas meje një radhë e gjatë makinash që i binin borisë. Unë po ecja pa e çarë kokën në mes të rrugës. Dikur e pashë të arsyeshme të hapja krahun e të qëndroja në anë të rrugës sa të kalonin të tjerët. Ç’të dëgjoja, s’mbeti njeri pa më sharë. Tek “Gjuetia e fundit” skena me kungujt në shtëpinë e Xha Brahos është krejt e improvizuar. Hymë në shtëpinë e një fshatari dhe atje ishin kungujt. Nuk i hoqëm, por improvizuam menjëherë një skenë. Me aktorët e trupës e kishin këtë të mirë, improvizonim menjëherë dhe kuptoheshim me sy.

Cilët kanë qenë kolegët tuaj me të cilët keni bashkëpunuar më shumë?

Më të afërt si miq kam pasur Skënder Plasarin, Xhemal Myftiun dhe Enver Dautin. Këta dy të fundit, fatkeqësisht, janë ndarë nga jeta. Ndërsa më afër në skenën e Estradës së Tiranës bashkëinterpretuesit e mi kanë qenë Skëndër Sallaku, Xhemal Myftiu, Vasillaq Vangjeli, Maxhide Pici, Vegim Xhani, Dario Llukaçi etj. Kam pasur fatin që të luaj në skenën e Estradës dhe me të madhin Mihal Popi dhe më vonë me Melpomeni Çobanin, aktore e shkëlqyer karakteri. Ndërsa, për sa i përket Cirkut, partneri im kryesor ka qenë Met Selimi, mjeshtër i kllounatës akrobatike dhe aktoreske.

Si do të ishte jeta artistike pas viteve ’90?

Për pasionin që kisha për artin e humorit dhe kryesisht për fëmijët, krijova një firmë private me veprimtari artistike dhe tregtare, me qëllim që në një të ardhme, jo të largët, të mund të krijoja Teatrin e Varietesë për fëmijë. Doja shumë që ata që kishin talent t’i edukoja me disa disiplina: këngë, kërcim, aktrim.

Garancinë profesionale e kisha, por eksperiencën administrative ekonomike nuk e njihja fare dhe kështu që dështova. Për hir të pasionit dhe të një ëndrre shkatërrova gjithçka. Madje shita dhe shtëpinë. Kjo ishte arsyeja që unë u detyrova të emigroja. Është një peng i madh për mua. Edhe tani kam aftësinë ta realizoj një ëndërr të tillë, por me sa shoh, janë “zënë vendet”.

Si do të adoptoheshit me jetën greke?

Unë, gruaja dhe nëna jetuam 15-vjet në Greqi, ndërsa dy vajzat dhe djali vazhdojnë të punojnë atje. Jetova në Lutraki, 80 km larg Athinës, një qytezë bregdetare turistike me bukurinë dhe pastërtinë e saj dhe me banorë të respektueshëm. Në muajin e parë të vajtjes sime në Greqi më gënjente mendja se do të aktivizohesha si aktor komik dhe fillova të pyes e të kërkoj me seriozitet, por duke mos pasur informacionin e duhur për kolegët grekë, ëndrra dhe pasioni u venitën menjëherë.

Në Greqi kam punuar kryesisht si piktor, meqenëse ky art është pasioni im i dytë. Banorët më njihnin si piktor, u licensova si i tillë, madje për 4-vjet punova si piktor i lirë. Jam marrë me reklamat e lokaleve, e për këtë arsye m’u desh ta mësoja greqishten me gramatikë. Por banorët e Lutrakit e dinin që kisha qenë aktor komik…

Qarkullonin kaseta me filmin “Cirku në fshat”. Tani, kam lyer dhe ndonjë shtëpi, pra kam bërë bojaxhiun, sepse t’i jepnin paratë në dorë. Por sukses të madh kam pasur me disa lokale që i kam pikturuar nga të katër anët. Njëkohësisht kam pikturuar dhe kam shitur punë në telajo. Por vitet e fundit, për shkak të krizës, puna u vështirësua shumë. Kështu që u detyrova të kthehem përsëri në Tiranë, në një shtëpi me qira, ose thënë ndryshe: emigrant në vendin tim të lindjes.

Po me jetën e Tiranës si do të njehsoheshit pas 15 vitesh shkëputje?

Për herë të fundit isha në Tiranë në vitin 2010, para se të vija përfundimisht. U befasova për ambicien që kemi ne shqiptarët. Kërkojmë të ecim përpara me shpejtësi dhe jemi vazhdimisht në kërkim të së resë, të modernes. Por ama e shikoja me syrin e një vizitori. Tani që prej 5 vitesh jetoj këtu mund të them se Tirana ka gjithçka të veçantë, me arritjet e me problemet e saj. Jeta këtu është tashmë shumë dinamike dhe këtë dinamizëm ia japin njerëzit me jetën dhe problemet e tyre me intelektin dhe guximin.

Kur erdha përfundimisht nuk arrija të gjeja dot shtëpinë ku banoja. Pyeta disa veta rrugës. Ata më shihnin me habi. Me siguri mendonin: “Arben, ose bën shaka ose ka luajtur nga mendtë”. Por unë realisht nuk orientohesha dot me Tiranën e re.

Shoh që ju jeni shumë aktiv në rrjetet sociale në postime të cilat kanë në thelb humorin. Duket sikur raporti me botën online është më shumë një trend rinor. Apo jam i gabuar…?

Raporti me internetin, rrjetet sociale dhe informimi online nuk janë trend vetëm rinor… por janë trend për secilin që dëshiron të jetë aktiv me mundësitë informuese, pasioneve dhe hobeve, brenda kësaj jete shumëngjyrëshe me tone të forta, sidomos këto kohët e fundit. Unë i nderuar Nardi nuk i ndjej orët që kalojnë brenda shtëpisë. Sigurisht interneti, rrjetet sociale dhe informimi online zënë kohën më të madhe. Brenda kushteve personale kam krijuar mundësinë që nëpërmjet pasioneve të mia të krijoj situata të këndshme dhe humor për mikeshat dhe miqtë e respektuar nëpërmjet rrjeteve sociale.

Cili është raporti i aktivitetit tuaj të sotëm artistik mes aktrimit dhe pikturës?

Për sa i përket raportit që kam ndërmjet aktrimit dhe pikturës mund të them që aktrimi është zbehur, por piktura zë një vend të këndshëm nëpërmjet një aplikacioni që e kam shumë për zemër… për penelat më ka marr malli por shpresoj që më vonë mund të punoj përsëri në kavalet.

A jeni tërhequr ju nga skena apo nuk keni pasur një ofertë të përshtatshme?

Nga skena jam tërhequr aktualisht, por me krijimtarinë skenike s’jam tërhequr. Unë gjithnjë krijoj i dashur mik. Krijimtaria nëpërmjet internetit më krijon frymëmarrje. Pyet dikush se sa para fitoj? Qesh dhe i përgjigjem që… fitoj Jetë!/Leonard Veizi