Zhani Petro (Ziçishti) (1940). Aktor. Lindur ne Korce, me 31 maj. Kreu studimet ne shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu”*, me 1964 dhe fill me pas nisi pune si aktor ne teatrin “A,Z.Cajupi”* deri ne 1994, kur emigroi ne Greqi.
Ka luajtur mbi 70 role ne skenen e ketij teatri, shume syresh kryesore e te rendesishme. Tok me brezin e tij , ai solli nje menyre te re interpretimi, ku pervecoj vertetesia e te vepruarit, natyrshmeria, tonet e buta e psikologjike, saktesia e synimeve te personazhit, kunder teatralitetit dhe kengezimit te fjales.
Veti te tilla u bene pjese e njemendesive qe u beri personazhevi ne pjeset Vajza pa prike, Rrethimi i bardhe, Shtepija ne rrugice, Mesuesi i letersise, Qyteti i akuzuar, Engjejt e sketerres, Opera per tri grosh, Kopraci, Otello. Ka qene me mbi 15 role, kryesisht te dyta.
E filloi me rolin e mesuesit te filmi Lum drite per te mberritur ne disa figura te realizuara si Gregori Graf te Flamuri ne dallge (1977). Jani te Nga mesi i erresires (1978), Resuli te Vajzat me kordele te kuqe (1978), avukati te Nje jete me shume (1986), nenpunesi te Rikonstruksioni (1988) etj. Sot Zhani Ziçishti i mungon spektatorit korçarë dhe largimi i tij la boshllëk ne Teatrin Andon Zako Çajupi/Aktoret Shqiptare