Aktori i njohur amerikan, Robert De Niro, duket se nuk është aspak dakord me rregullat e vendosura nga Donald Trump. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Guardian”, De Niro e cilësoi presidentin e SHBA-ve si racist dhe ‘supremacist’ të bardhë.
“Kur shikon një njeri si Trump të bëhet president mendon se mund të ndryshojë, por ai u bë më keq. Ka treguar se është një racist i vërtetë. Mendoja se një person i rritur në New York do ta kuptonte diversitetin në qytet, por ai është më i keq nga çfarë mendoja më parë. Është turp”, – ka thënë aktori.
De Niro është baba i 6 fëmijëve të përzierë nga raca të ndryshme dhe për këtë arsye ai shqetësohet se si Trump mund t’i trajtojë ndryshe njerëzit e kulturave të ndryshme. “Një nga fëmijët e mi është gay dhe shqetësohet që trajtohet në një mënyrë të caktuar”, – ka shtuar Robert.
Në fakt kjo nuk është hera e parë që aktori flet kundër presidentit të SHBA-ve, sepse në vitin 2016-të në një emision ai u shpreh se dëshironte shumë ta gjuante njëherë në fytyrë.