Çagatay Ulusoy kohëve të fundit ka qenë ndër aktorët më të komentuar në mediat rozë.
Së pari u përfol për akuzat për trafik droge, që ia dëmtuan imazhin, ku bën që shumë regjisorë turq të mos merreshin me të.Më pas është paralajmëruar se ai do të niste karrierën e tij në Hollivud, por dukej se nuk po shkonte edhe aq mirë.
Çatagay u kthye aktori kryesor i serialit më të ri të “Netflix”, me titull “The Protector”. Xhirimet e këtij seriali filluan në muajin mars dhe episodi i parë do shfaqej në shtator.
Megjithatë, sipas “Enn Magazine” zyrtarët e “Netflix” kanë udhëtuar drejt Turqisë për të gjykuar serialin dhe kanë mbetur të pakënaqur.
Ata thanë se episodet e para të serialit nuk ishin si dëshiruan ata dhe se Ulusoy mund të aktronte më mirë. Shumë nga skenat e tij nuk janë publikuar…
Sido që të jetë, aktori më i pashëm turk ka ndarë pjesë nga roli i tij i ri.