osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Aktori i madh i humorit Gjosho Vasija

Aktori i madh i humorit Gjosho Vasija

Kush nuk e mban mend humoristin elegant shkodran, parodistin e kupletistin e mrekullueshëm me kitarrë, imituesin e jashtëzakonshëm të disa zërave brenda të njëjtit kuplet, Gjosho Vasinë? Për shumë e shumë vite ai ishte ndër komikët më të preferuar në skenën e estradës e në ekranin e televizorit shqiptar, për ato aftësi originale që e bënin të pangjashëm me asnjë komik e humorist tjetër.

I perskutuar që në vitet e para të rinisë së tij dhe i internuar në kampin famëkeq të Tepelenës, atij ju desh të mbijetonte në luftë të heshtur por të pandërprerë me diktaturën.Sepse, përveç “njollës” në biografi, ai kishte edhe atë eshkën përherë të ndezur në gjirin e tij, humorin e mprehtë e satirën e hollë që në çdo kohë mund të ndiznin zemrat e publikut. E diktatura e dinte që ajo eshkë mund të ndizte zjarr të madh, ndaj e mbante nën survejim të përhershëm, ja kufizonte deri në minimum mundësinë e skenës e të ekranit,por nga ana tjetër nuk mund ta bojkotonin tërësisht, sepse publiku e donte, edëshironte,e kërkonte praninë e tij, e duartrokiste. E çuan në fabrikën ecigareve në Shkodër e ai diti të ngrejë grupin më të mirë të estradave amatore në vend, duke konkuruar edhe me estradat profesioniste. Suksesi i tij nuk u pëlqente sigurimsave, ndaj e transferuan punëtor në hidrocentralin e Vaut të Dejës.

Por, i persekutuari që nuk e hiqte buzëqeshjen nga buza se shpirti idonte gaz, komiku, shkrimtari, kompozitori e regjisori që ishin bashkërisht në personalitetin e Gjosho Vasisë, spikatën edhe atje.E ngriti grupin e estradës më të njohur,që mori famë në të gjithë vendin dhe kërkohej nga të gjitha skenat e Shqipërisë. Bile, në një festival kombëtar të estradave profesioniste, grupin e tij amator e futën të konkuronte me ato grupe që skenën e kishin profesionin e tyre, punën e tyre të përditshme. Por Gjosho Vasija, diti të ndërtojë një shfaqje fine, të bukur e moderne, me humor të hollë e të këndshëm, aq sa triumfoi mbi profesionistët dhe juria nuk kishte nga t’ja mbante dhe i dha vendin e nderit.Për grupin e Gjoshos, nuk ishte asnjëherë problem shitja e biletave,përkundrazi ishte problem se salla nuk kishte vende të mjaftueshme as në këmbë për të futur tërë publikun që ishte gati ta blinte biletën edhe me dyfishin e saj.

Gjosho, në lartësinë e 80 viteve moshë, që për fat të mirë as i tregon,
prej më se 20 vjet jeton në azil politik në Itali. Falë internetit, pata
fatin e kënaqësinë të lidhem me të. Ai më ka dërguar një tufë krijimesh, nga të
cilat po zgjedh disa për t’ja paraqitur lexuesit.
Krijimet e Mjeshtrit të Madh, Gjosho Vasija, janë shkruar në gegnisht,
në/shkodranishten e ëmbël, që i ka dhënë suksesin në skenë e në komunikimin me njerëzit.