Aktori i humorit Florjan Binaj përmes një statusi në rrjetet sociale ka denoncuar një fenomen të shëmtuar që ndodh në zonën e Himarës, ku shkrimet në greqisht kanë ‘’pushtuar” muret e pjesës së vjetër të qytetit dhe kalasë. Binaj i bën thirrje për ndërhyrje sa më urgjente ministrisë së turizmit, ndërsa shton se në rast se një gjë e tillë do të ndodhte në Greqi, kjo do të quhej një incident i rëndë diplomatik.
“Një turp i madh që në mes të sezonit turistik, askush nuk bën asgjë për të fshirë këto shkrime ofenduese si: Himara është greqi dhe epir, në muret e kalasë së Himarës…Min e Turizmit si je? Nëse shkrime të tilla do bëheshin në Greqi do quhej incident diplomatik…kur bëhen në Shqipëri quhet sezon turistik…TURP!”, shkruan Binaj.