Gëzim Kame lindi më 7 Nëntor 1947, në Tiranë. Ai përfundoi studimet e larta në “Akademinë e Arteve” në Tiranë, më 1969. Gëzim Kame feston 74 vjetorin, e urojmë nga zemra të bëhet 100
Që nga ky vit e deri më 1993 ka qenë pedagog dhe dekan i “Fakultetit të aktrimit” për 14 vjet. Nga viti 1993 e deri më 1998, z. Kame ka qenë Drejtor Artistik dhe Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar. Ai u specializua për pedagogji artistike dhe regjisurë në Francë.
Gëzim Kame është fitues i 5 festivaleve kombëtare dhe mbarëkombëtarë si “Regjisori më i mirë”. Gjithashtu, ai ka qenë pjesëmarrës në disa festivale ndërkombëtare me shfaqet e tij si Itali, Poloni, Çeki, Gjermani, Rumani, Egjipt etj.
Si regjisor, ai ka vënë në skenë mbi 50 veprave të autorëve shqiptar e të huaj dhe është autor i teksteve e leksioneve problemore për regjisurën dhe aktrimin. Veprat e tij më të njohura skenike janë:
“I sëmuri për mend” nga Molier, “Shi në plazh” nga T.Laço, “Mësuesi i letërsisë” nga R.Pulaha, “Shkallët” nga R.Pulaha, “Tokë e ndezur” nga F.Balliu, “Shtëpia e Bernarda Albës” nga G.Lorka, “Dasëm gjaku” nga G.Lorka, “Vizita e damës plakë” nga Dyrremat, “Magjia e madhe” nga E. De Filipo, “Fernando Krafi” nga T.Dorst, “Apologjia e Sokratit” nga K.Varnalis, “Pjata prej druri” nga E.Morris, “Tiranozauri” nga K.Trebeshina, “Muzeu” nga K.Trebeshina, “Darka e të marrëve” nga F.Veber, “Stinë e mërzitëshme në Olimp” nga I.Kadare, “Pigmalioni” nga B.Shou, “Martesa” nga Gogol etj./Na Ishte Dikur