Elezi lindi në Shkodër, me 6 maj 1941. Shkollen 7-vjeçare dhe të mesmen e kryen në qytetin e lindjes, më pas vazhdon Liceun artistik “Jordan Misja” nga viti 1957- 1961. Nga viti 1961- 1965 kryen studimet në Shkollën e Lartë për Aktorë ” Aleksandër Moisiu”. Vite më vonë shkon për studime pas universitare për regjisurë dhe filosofi.
Aktivitetin artistik e fillon që në moshën 9 vjeçare në Shtëpinë e Pionierit dhe pastaj në Klubin e Rinisë. Pas studimeve fillon punën si aktor dhe me vonë si regjisor në teatrin “Migjeni”.
Elezi interpretoi rreth 50 role të para dhe të dyta. Elezi si regjisor ka vënë në skenë 18 premiera. Si aktor në kinematografi ka interpretuar 12 role. Elezi ishte një nga themeluesit dhe protogonistët kryesor të përgatitjes së talenteve të reja në Studion ” Zef Jubani”.
Ai realizoi dhe tre skenografi në shfaqjet ku ishte dhe regjisor.
Gjatë veprimtarisë së tij artistike është vlersuar me shumë çmime në festivale të ndryeshme, gjithashtu është dekoruar me “Urdhërin N.Frashēri” të klasit të dytë dhe të parë.
Në 100 vjetorin e Pavarësisë vlerësohet me çertifikatën ” Mirënjohje” nga Prefektura Shkodër.