E ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në “Dritare TV”, juristja dhe opinionistja Brizida Gjikondi ka analizuar të ardhmen politike të Ilir Metës. Gjikondi shprehet se Meta ka vdekur moralisht si figurë politike dhe se edhe pse Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkoi, minimalisht duhet të kërkonte një mjek psikiatër që ta vizitonte presidentin.
“Një jetë ka vdekje fizike dhe morale, për mua Meta ka vdekur moralisht që me 21 janarin. Ai mund të vijojë të bëjë aleanca e të shtojë pasuri, por këto harrojnë që është më shumë pushtet, ta injorosh pushtetin se sa ta kesh atë. Figura si Meta është turp për ne që e kemi president, ai është turpi jonë.
Gjykata Kushtetuese të thërriste një mjek psikiatër që ta vizitonin dhe të paktën ta çaktivizonin, ta mënjanonin edhe nga jeta politike sepse duket që nuk ka stabilitet psiqik dhe nuk është për atë rol dhe e njeh Kushtetuta për arsye shëndetësore një president nuk mund të ushtrojë funksionin.”, u shpreh Gjikondi.