osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Aktivisti demokrat zbulon skandalin: Ja ç’po ndodh në PD! Të kontrollohen të gjithë anëtarët!

Aktivisti demokrat zbulon skandalin: Ja ç’po ndodh në PD! Të kontrollohen të gjithë anëtarët!

Aktivisti i Partisë Demokratike, Indrid Vokshi ka folur në lidhje me procesin zgjedhor brenda PD-së.

Në një postim në rrjetet sociale Vokshi ka treguar se me urdhrin Nr. 26 datë 26/09/2018 Partia Demokratike nisi procesin zgjedhor në struktura më qëllim zgjedhjen e Grup seksioneve dhe Seksioneve.

“Kriteri kryesor në zgjedhje është që strukturat e reja, juridikisht të jenë legjitime. Le të ndalemi pak këtu. Çfarë dmth juridikisht legjitime? Legjitime dmth që vullneti i anëtarit të PD, dëshira e tij, pikëpamja e tij e shprehur me votë, të formësohet e të bëhet institucion. A ka probleme këtu? Po”- ka vazhduar ai në postimin e tij.

Më tej aktivisti ka shkruar se problemi lind në pyetjen se çfarë do të quajmë anëtar të PD-së?

“A është anëtar i PD-së dikush i cili vetëm ka kartën e anëtarësisë, nuk është i angazhuar politikisht, nuk paguan kuota dhe nuk ndjek mbledhje por, vjen vetëm për të votuar, kur e thërrasin?

Ka probleme pra me anëtarësinë fiktive, me anëtarësinë fallco, me njerëz të cilëve iu janë dhënë karta anëtarësie të PDs sepse dikush ka dashur t’i përdorë si numra për kur t’i duhen në ndonjë votim brenda partisë.

Është urgjente, duhet rivlerësuar anëtarësia, duhen parë një nga një anëtarët në të gjithë Shqipërinë, pasi kjo cënon legjitimitetin e strukturave, legjitimitetin e organeve të partisë, humb qëllimin për të institucionalizuar vullnetin e demokratit, sepse këtij vullneti i fut me shiringë vullnet fallco” – ka argumentuar ai.

Ndër të tjera ai shkruan se nuk mund të jetë i PD-së, ai që nuk njeh statutin e PD-së, ai që nuk paguan për PD-në, ai që nuk ndjek mbledhjet e PD-së, ai që nuk propagandon principet e statutit të PD-së. Duhet t’i ndajmë disa gjëra, prerë, anëtari ka kushte.

“Ata të cilët nuk i plotësojnë këto kushte, le të listohen si simpatizantë të PDs, votues të PDs. Jo të gjithë do të jenë anëtarë. S’kemi pse mbajmë anëtarësi falco.

Qëllimi s’mund të jetë qenia domosdoshmërisht parti masive, më mirë parti elite, pak e saktë. Kaq anëtarë sa deklarojmë ne me 3 milion popull, kaq deklarojnë parti europiane në 60 milion popull. Pse duhet masive kur gjysma nuk marrin pjesë? Na eksitojnë numrat? Duan ta fitojmë legjitimitetin në shoqëri përmes numrave të anëtarësisë? Jo, legjitimitetin ta jep vota popullore.

Duhet parti institucionale, me politika programore të qarta, të artikiluara, të djathta. S’mund të mbetemi masiv njerëzish që nuk duan Partinë Socialiste dhe kaq. S’do jemi premtues për askënd kështu.

Duhet legjitimitet e nuk duhet lejuar askush ta thyejë legjitimitetin, statutin dhe principet politike të shpallura në statut.

Kjo është e vetmja mënyrë për tu kthyer edhe njëherë fuqishëm në vëmendjen e shqiptarëve”, – ka përfunduar aktivisti në postimin e tij.