osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Akti më i turpshëm i një komisioni! Kuvendi sot në seancë të jashtëzakonshme: Socialistët udhëzohen të votojnë në bllok kundër shkarkimit pro “këshillimit”

Akti më i turpshëm i një komisioni! Kuvendi sot në seancë të jashtëzakonshme: Socialistët udhëzohen të votojnë në bllok kundër shkarkimit pro “këshillimit”

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një seancë të posaçme për të vulosur amnistinë e presidentit Ilir Meta, duke mos e shkarkuar nga detyra.

Prej gati një viti Presidenca dhe mazhoranca socialiste hynë në luftë me njëra-tjetrën, ç’ka detyroi këtë të fundit që të ngrinte një komisioni hetimor për shkeljet e pretenduara të presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Më pas, komisionit iu bashkëngjit edhe hetimi për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, kur në vend të Arta Vorpsit, presidenti zgjodhi Marsida Xhaferllarin.

Por vonesat që ndodhën në fillim të sesionin parlamentar të vjeshtës që lamë pas, tërmeti i 26 nëntorit, shtimi i objektit të punës duke përfshirë edhe përplasjet për vakancat në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas pandemia e Covid-19, bënë që komisioni hetimor të shtyjë disa herë afatet. Ndërkohë që pas shumë zvarritjesh e kërcënimesh sipas modelit “tërhiq dhe mos e këput”, Partia Socialiste në 20 korrik zyrtarizoi tërheqjen për shkarkimin e presidenti Ilir Meta nga detyra.

Komisioni hetimor parlamentar për hetimin e ligjshmërisë së veprimtarisë së presidentit Ilir Meta, pas debateve miratoi raportin përfundimtar, ku në vend të kërkesës për shkarkim të kreut të shtetit, do t’i sugjerohet Kuvendit që të ndërhyjë në Kushtetutë dhe të rregullojë me ligj të veçantë veprimtarinë e tij. Kështu raporti i hartuar nga relatorja socialiste Klotilda Bushka dhe i miratuar nga socialistët me rezervën e Bashkim Finos dhe kundërshtimin e opozitarëve pritet që të votohet sot.

PS në bllok kundër shkarkimit të Metës

Por sipas axhendës së siguruar nga gazeta, deputetët fillimisht do të diskutojnë në lidhje me këtë çështje, ku opozita parlamentare pritet të mbrojë gjetjet e saj, ndërsa mazhoranca të saj. “Raporti përfundimtar i komisionit hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore si dhe për të kontrolluar e ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues”.

(Ligji nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, neni 25 Rregullore Kuvendi, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim); Leximi i raportit nga kryetari i komisionit hetimor; Diskutime (Shprehen grupet parlamentare); Koha e votimit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. Ndërkohë pas diskutimeve dhe prezantimit të raportit të komisionit hetimor, deputetët do t’i drejtohen kutive të votimit ku dhe do të votojnë pro raportit të përcjellë nga komisionin dhe kundër shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

Gazeta e deklaroi të premten se kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në mbledhjen e grupit kërkoi nga të gjithë deputetët socialistë që në seancën e posaçme që do të zhvillohet për presidentin Meta, ata të votojnë pro raportit të komisionit hetimor, i cili në vend të kërkesës për shkarkim të kreut të shtetit, i sugjeron Kuvendit që të ndërhyjë në Kushtetutë dhe të rregullojë me ligj të veçantë veprimtarinë e tij.

Dhe duket se kështu do të ndodhë, pasi burime nga grupi i pohuan gazetës së urdhri është politik dhe sipas Ballës, socialistët janë udhëzuar të votojnë në bllok kundër shkarkimit të presidentit Meta./Rigels Seliman