osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Aksionin opozitar drejt zhdukjes: Dhjetra funksionarë braktisin LSI dhe bashkohen me PS! PD-së i “firojnë” turisto-protestuesit

Aksionin opozitar drejt zhdukjes: Dhjetra funksionarë braktisin LSI dhe bashkohen me PS! PD-së i “firojnë” turisto-protestuesit

Beteja që ka nisur opozita me qeverinë duket se po has vështirësitë e para. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi menduan se me djegien e mandateve do të detyronin kryeministrin Edi Rama që të tërhiqej. Por situata nuk iu doli sipas parashikimeve.

Teksa janë braktisur edhe nga ndërkombëtarët, krerët e opozitës tashmë i kanë varur shpresat tek protestat, me qëllim që të rrëzojnë qeverinë dhe të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Mirëpo, ky skenar ka sjellë përplasjet e para në bazën e PD-së dhe LSI-së. Prej disa ditësh baza e këtyre dy partive ka nisur organizmin sa i takon protestës së thirrur nga Basha, e cila pritet të mbahet pasditen e 13 prillit para Kryeministrisë.

Por sipas informacioneve, si Partia Demokratike, ashtu edhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk po merren vesh me njëra-tjetrën, duke futur bazën në konfuzion dhe mos pasur asnjë koordinim mes këtyre dy partive sa i takon protestave. Madje, mungesën e koordinimit mes PD dhe LSI, e kanë vënë në pah edhe krerët e saj, teksa Lulzim Basha, ndryshe nga Monika Kryemadhi, e cila kërkon revolta, ai jo vetëm që është më i moderuar gjatë fjalimeve të tij, por duket tejet i distancuar edhe nga aleatja e tij.

Po ashtu, gazeta mësoi se një tjetër arsye që ka çuar bazat e partisë së Kryemadhit dhe Bashës që të mos koordinohen dhe bashkëpunojmë me njëra-tjetrën, është fakti se demokratët gjatë takimeve që kanë bazuar me anëtarësinë e tyre, këta të fundit iu kanë kërkuar që të distancohen nga Lëvizja Socialiste për Integrim, pasi për ta Edi Rama është sot kryeministër dhe në mazhorancë, falë mbështetjes që i ka dhënë partia e Presidentit Meta.

Dhjetra funksionarë të LSI bashkohen me PS

Sipas informacioneve, një tjetër arsye që ka çuar bazën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në një mungesë të theksuar komunikimi mes tyre është “tradhtia” dhe dezertimi që po bëjnë anëtarët e LSI së fundmi. Burime të sigurta i pohuan gazetës, se shumë funksionarë të lartë të partisë së Kryemadhit në disa rrethe të ndryshme të vendit, kanë nisur dezertimin nga kjo parti, duke iu bashkuar Partisë Socialiste.

Madje, të njëjtat burime saktësuan për gazetën se ata jo vetëm që kanë grisur teserat e Lëvizjes Socialiste për Integrim duke marrë atë të PS, por në Kongresin e fundit të Partisë Socialiste një pjesë e tyre ishin të deleguar, duke dëshmuar qartë se tanimë i prasin familjes socialiste dhe se janë integruar shpejt në strukturat e kësaj partie, duke LSI-në dhe synuar shkrirjen e saj.

Demokratët në vështirësi për të mbledhur protestues

Krisja e raporteve, mungesa e koordinimit dhe braktisja e funksionarëve të LSI drejt PS, duket se nuk është i vetmi shqetësim për demokratët e Lulzim Bashës. Prej 16 shkurtit të këtij viti opozita nisi stinën e protestave, ndërsa tubimi i radhës është parashikuar të zhvillohet në 13 prill ora 18:00. Për këtë arsye kryedemokrati Basha ka urdhëruar bazën e partisë që të nisë mobilizimin, me qëllim mbledhjen e sa më shumë militantëve në protestën e radhës.

Por gazeta ka mësuar se krerët demokratë dhe zyrtarë të kësaj partie, sidomos në rrethe që janë në distancë të largët me Tiranën, po hasin shumë vështirësi për të mbledhur protestues. Janë shumë arsye që disa krerë degësh i pohuan gazetës, ku kryesorja është pezmatim që ka kapluar militantët e PD-së, të cilat mësohet të jenë shprehur se nuk kanë besim se Partia Demokratike do të vijë në pushtet, kështu që nuk ia velën të protestosh më. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht. /Rigels Seliman