Një aksident i rëndë është regjistruar së fundmi në Përmet. Mësohet se një 45-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është aksidentuar me motoçikletë. Bëhet me dije se motoçikleta që ai drejtonte ka dalë nga rruga e për pasojë, 45-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Mbrezhdan. Policia informon se ‘rreth orës 20:45, në rrugën rurale të fshatit Mbrezhdan, Përmet, dyshohet se shtetasi G. H., rreth 45 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motoçikletës dhe si pasojë motoçikleta ka dalë nga rruga.
Shtetasi G.H, si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit’