osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Aksidentimi i autobusit me 47 grekë në Rumani, shoferi fajëson Google Maps: Më ngatërroi rrugën. Si paraqitet gjendja e të plagosurve

Aksidentimi i autobusit me 47 grekë në Rumani, shoferi fajëson Google Maps: Më ngatërroi rrugën. Si paraqitet gjendja e të plagosurve

Autoritetet rumune po përpiqen të hedhin dritë mbi shkaqet e aksidentit tragjik me autobusin grek në Bukuresht. Një burrë rreth të 50-ave ka humbur jetën në aksidentin tragjik detajet e të cilit nuk bëhen të ditura dhe një 30-vjeçare është e intubuar, ndërsa 23 pasagjerë të tjerë të autobusit janë plagosur. Identifikimi i të ndjerit u vonua, pasi atij nuk iu gjet asnjë dokument udhëtimi, por vetëm një kartë krediti e cila nuk dihet nëse mbante emrin e tij.

Mbrëmjen e vonë të së premtes, burime diplomatike greke raportuan në lidhje me aksidentin tragjik të autobusit turistik grek në Bukuresht. U mësua se Ambasada e Greqisë ishte në kontakt me familjarët e pasagjerëve dhe të plagosurve. Siç raportoi ERT, sipas Sekretares së Komunikimit të ambasadës në Bukuresht, Eleni Kostoula, nga 23 të plagosurit, 16 mbeten në spital, ndërsa njëri prej tyre ka rënë në koma. Pjesa tjetër e pacientëve janë transferuar në një hotel të zonës. Në spital mbeten edhe dy adoleshentë, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, por që shoqërojnë babain e plagosur.

Hetimet për aksidentin
“Çelësi” i hetimeve pritet të jetë deklarata e shoferit. Megjithatë, sipas informacioneve përkatëse nga Bukureshti, shoferi është në gjendje shoku dhe nuk mund të flasë zyrtarisht me policinë që po heton rastin. Shoferi, shtetas i huaj, i është nënshtruar testit të alkoolit dhe ai ka dalë negativ. Megjithatë, menjëherë pas aksidentit ai thuhet se i tha policisë që nxitoi në vendngjarje se po shkonte drejt Pallatit të Parlamentit dhe Google Maps sugjeroi itinerarin përmes nënkalimit Unirii.

Të paqarta mbeten informacionet për shkaqet e aksidentit që e ktheu në tragjedi udhëtimin e 47 grekëve. Fillimisht u raportua se mund të ketë pasur konfuzion për shkak të sistemit GPS dhe se drejtuesi i autobusit ka marrë rrugën e gabuar, duke zgjedhur një rrugë që nuk lejohet qarkullimi me autobusë.

Megjithatë, siç raportuan ekspertë për televizionin SKAI, aksidenti ka të ngjarë të ketë ndodhur për shkak të një gabimi. Në mënyrë të veçantë u përmend se punimet e rikonstruksionit të tunelit përfunduan në shtator, por menjëherë pas kësaj u shtrua asfalti, duke rezultuar në uljen e dukshme të lartësisë për automjetet që kalojnë në këtë rrugë. Aktualisht hetimet vazhdojnë.